E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kostoja e investimit është rreth 100 mijë euro. Krahas kësaj, gjatë vitit të ardhshëm do të ndërtojmë urën mbi lumin Vardar me çka do ta relaksojmë trafikun ne pjesën qendrore të qytetit.
Rruga e Dibrės me lagjen Dutllėk do tė lidhen me urė










Përderisa në vijim është zgjerimi i rrugës “Pavle Avramoski” dhe ndërtimi i një rruge të re të projektuar e cila shpie te blloku i ri i ndërtesave përskaj lumit Vardar në afërsi të SHF “Mustafa Kemal Ataturk”, kryetari i komunës së Gostivarit paralajmëron ndërtimin e një ure e cila do të lidhë rrugën e Dibrës me lagjen Dutllëk.

“Është ky një realizim i veçantë i komunës së Gostivarit. Ndërtojmë rrugë të re me gjatësi mbi 400 metra dhe e rrethojmë oborrin e shkollës në gjatësi prej rreth 300 metash.

Kostoja e investimit është rreth 100 mijë euro. Krahas kësaj, gjatë vitit të ardhshëm do të ndërtojmë urën mbi lumin Vardar me çka do ta relaksojmë trafikun ne pjesën qendrore të qytetit.

Me ndërtimin e kësaj rruge synojmë që ta zhvillojmë këtë pjesë dhe tashmë ka investime të reja.

Respektivisht, ka filluar ndërtimi i dy objekteve kolektive banesore nga investitorë privatë, ndërsa do të ndërtohen banesa edhe nga ana e ndërmarrjes shtetërore për menaxhim me hapësira banesore”, njoftoi gazetarët kryetari i komunës së Gostivarit, Rufi Osmani.
Rruga e Dibrës me lagjen Dutllëk do të lidhen me urë

Rruga ekzistuese “Pavle Avramoski” zgjerohet për një metër dhe do të ketë asfalt dhe tehore të reja, si dha nga të dyja anët do të ketë trotuare.

Kjo rrugë tanimë vazhdon ndërmjet spitalit të qytetit dhe shkollës “M.K. Ataturk”, për të vazhduar nga ana veriore në drejtim të bllokut të ri të ndërtesave.

Në ndërkohë është duke u ndërtuar edhe muri i shkollës, me 1,2 m bazë betoni dhe rrethoja hekuri në tërë gjatësinë e vet në anën jugore dhe lindore.

Me ndërtimin e rrugës së paralajmëruar, pritet që dukshëm të zbutet fluksi i automjeteve në pjesën më frekuente të qytetit, prej te kryqëzimi i bulevardit “Vll.

Gjinoski” deri te ura mbi lumin Vardar te gjyqi themelor, problem ky I cili përcjell qytetarët e Gostivarit të paktën dy dekadat e fundit.
Shërbimi për informim

Publikuar: 14.11.2011 | 17:37
Lexuar: 576 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime