Sipas burimit, DSK ka pranuar për herë të parë dyshimet dramatike që e mbajnë atë në ankth kohët e fundit, aq sa e kanë ndryshuar tërësisht sjelljen e tij. DSK duket se ka një sjellje seksualisht kompulsive dhe pavarësisht përpjekjeve, i rikthehet vesit të tij.
Për herë të parë në jetën e tij, gjatë ditëve të fundit, më tha se ka nevojë të kurohet. Pranoi se ishte i varur prej seksit. Kështu shprehet një nga personat më të besuar të Domenik Shtraus Kan, i cili në kushte anonimiteti ia ka besuar rrëfimin e ish-shefit të FMN-së gazetës Journal du Dimanche.
Sipas burimit, DSK ka pranuar për herë të parë dyshimet dramatike që e mbajnë atë në ankth kohët e fundit, aq sa e kanë ndryshuar tërësisht sjelljen e tij. DSK duket se ka një sjellje seksualisht kompulsive dhe pavarësisht përpjekjeve, i rikthehet vesit të tij.
Provoje me të gjitha, një patjetër do të dorëzohet ishte batuta e tij njëherë e një kohë, që bënte të vinin buzën në gaz bashkëpunëtorët. Por sot askush nuk qesh më. Sidomos pas skandalit të Lilës, ku sipas medieve, një biznesmen i fuqishëm i qytetit francez e furnizonte me vajza ish-shefin e FMN-së.
DSK duket se ka ndryshuar shumë javët e fundit, edhe fizikisht. Me mjekër të gjatë e shikim të përhumbur, ha thonjtë derisa i gjakosen gishtat dhe e kalon ditën pa bërë asgjë. Nuk mund të përqendrohet në lexim, refuzon të ndezë televizorin apo të lexojë gazetat. E vetmja gjë ku gjen prehje janë ekuacionet matematike.
Gjatë gjithë javës, njeriu që nuk gjente kohë për tiu përgjigjur telefonave të tij, ka pasur vetëm një takim, atë me Henri Proglio, pronari i gjigantit energjetik EDF. Tashmë, çdo mesazhi i përgjigjet brenda pak sekondash, ndryshe nga më parë. Ishte e njohur tendenca e tij për të ardhur vonë në takime, tani vjen edhe më përpara. Po nuk është gjë tjetër veçse hija e vetvetes, thotë njeriu i tij i besuar.
Në momentin kur e shoqja, Anë Sinkler, vendosi ta shtyjë edhe disa ditë qëndrimin në Marrakesh dhe DSK u kthye vetëm në Paris, miqtë e tij u mobilizuan për të mos e lënë asnjë minutë vetëm.
Një tjetër detaj domethënës: Në një drekë të disa ditëve më parë, DSK është shfaqur i heshtur e i zhytur në mendime. Gjatë drekës, dikush ka kërkuar mendimin e tij në lidhje me ekonominë. Ai sikur është zgjuar dhe ka folur për rreth një çerek ore në mënyrë brilante. Më pas një heshtje e gjatë dhe sikleti i të pranishmëve.
Tashmë DSK e ka kuptuar se historia e festave me drita të kuqe në Lilë, ka qenë e pakapërcyeshme edhe për të shoqen.
Ndërkohë, zërat që qarkullojnë se e shoqja është gati për tu larguar nga streha bashkëshortore mbeten ende për tu verifikuar. Por burimi thekson se Ane Sinkler është e vendosur ti rikthehet profesionit të saj dhe të përqendrohet më shumë tek interesat e saj.
Një grua mund ta lërë fare lehtë burrin kurorëshkelës, por e ka më të vështirë kur bëhet fjalë për një burrë të sëmurë, thotë burimi.