E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nga Agjencia për sipërmarrësi theksojnë se të rinjtë mund të marrin ndihmë falas në përpilimin e biznes planit gjatë fillimit të biznesit. Më shpesh të rinjtë janë më të interesuar për sektorët me rritje të shpejtë siç janë TIK dhe të orientuara nga eksporti.
Tė rinjtė gjithnjė e mė shumė tė interesuar pėr sipėrmarrėsinė









Maqedonia prej sot e deri më 20 nëntor për herë të katërt do të jetë pjesë e Javës globale të sipërmarrësisë, ngjarja më e madhe botërore për promovim të sipërmarrësis midis të rinjve. Qëllimi është të stimulohen njerëzit e ri të sipërmarrësisë dhe t'i realizojnë idetë e tyre.

Sipas njërit prej organizatorëve të PSM Fondacionit të rinjtë gjithnjë e më shumë hyjnë në sipërmarrësinë, por megjithatë bashkësia e biznesit vlerëson se u mungon guximi që të fillojë biznes të ri.

Nga Agjencia për sipërmarrësi theksojnë se të rinjtë mund të marrin ndihmë falas në përpilimin e biznes planit gjatë fillimit të biznesit. Më shpesh të rinjtë janë më të interesuar për sektorët me rritje të shpejtë siç janë TIK dhe të orientuara nga eksporti.

Sipas ambasadorit norvegjeze Kejtil Paulsen, për Maqedoninë nuk është i rëndësishëm sektori në të cilin do të fillojnë biznesin të rinjtë, por është më rëndësi ato të motivohen të fillojnë biznes dhe të hapin vende të reja pune.

Sipërmarrësia merr mbështetje nga Qeveria përmes mjeteve të parapara në Buxhetin e Ministrisë të Ekonomisë. Ministri dikasterial Valon Sraçini para fillimit të konferencës të organizuar në suaza të Javës globaletë sipërmarrësisë, theksoi se Qeveria i kushton kujdes stimulimit të sipërmarrësisë dhe se janë paraparë mjete në buxhet, është formuar Komitetit për sipërmarrës dhe inovacione, ndërsa janë realizuar edhe shumë projekte. Për vitin e ardhshëm paralajmëroi projekt të ri me universitet në suaza të cilit studentët do të përpilojnë biznes ide gjatë vitit ndërsa në fund do ta prezantojnë para bashkësisë të biznesit.

Sipas tij, sipërmarrësia kërkon inovacione, të freskëta, të reja dhe ide atraktive financiare dhe biznesi. Për këtë, shtoi, të rinjtë janë hallka kryesore në mendimin me frymën sipërmarrëse. Të rinjtë janë ato të cilët i kanë mundësitë e nevojshme, forcat dhe kreativitetin dhe ato duhet të mësojnë të mendojnë për projektet e tyre dhe idetë si dhe për një pjesë nga fotografia më e madhe dhe të kuptojnë si hollësitë përshtaten dhe integrohen në tërësi.

Vitin e kaluar në Maqedoni ka pasur 61.629 ndërmarrje të vogla dhe të mesme, gjegjësisht ato janë 99,71 për qind nga numri i përgjithshëm i ndërmarrjeve të përhershme aktive. Në të janë punësuar 80,22 për qind nga punonjësit e angazhuar në vend.

Në hapjen solemne të Javës të sipërmarrësisë video-fjalim kishte edhe presidenti Gjorge Ivanov i cili tha se ne si shtet patjetër duhet të krijojmë kushte të domosdoshme për zhvillimin e sipërmarrësisë.

Java globale e sipërmarrësisë është lëvizje botërore e sipërmarrësve, në të cilën miliona njerëz i lirojnë talentet e tyre sipërmarrëse dhe i shndërrojnë idetë e tyre në realitet. Gjatë një jave, prej 14 deri 20 nëntor, të gjithë të interesuarit do të mund të marrin pjesë në ngjarjet e organizuara nga qindra qytete në botë. Qëllimi është të krijohet gjeneratë e re e sipërmarrësve në suaza botërore, me atë që do të inspirohen të rinjtë përmes aktiviteteve në mësonjëtoret e tyre, mjediset punuese dhe në internet. Vitin e kaluar ka pasur mbi 32.000 ngjarje të realizuara në 88 vende, në të cilat kanë marrë pjesë më shumë se 7,5 milionë njerëz.

Publikuar: 14.11.2011 | 18:37
Lexuar: 959 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime