E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në vijim në vizitës së tij në Oslo, pas punimeve të Forumit Ekonomik Shqipëri - Norvegji, kryeministri Berisha u takua me drejtues të lartë të kompanive Statkraft dhe Statoil. Fillimisht, kryeministri Berisha vizitoi zyrat qëndrore dhe Pikën e Komandës së Prodhimit dhe Shpërndarjes së Energjisë në kompaninë Statkraft.
Berisha fton investitorėt norvegjez nė Shqipėri






Energjetika dhe investimet në këtë sektor mbeten prioritet i qeverisë dhe i promovimit të kësaj fushe për investitorët ndërkombëtarë. Pasi ka marrë pjesë në forumin ekonomik Shqipëri -Norvegji, kryeministri Berisha tha se investimet norvegjeze në këtë fushë janë të shumta dhe po insistohet edhe për më tej, investime këto të cilat do të rrisnin numrin e hidorcentraleve dhe më tej të potencialeve për një Shqipëri Jeshile.

Në vijim në vizitës së tij në Oslo, pas punimeve të Forumit Ekonomik Shqipëri - Norvegji, kryeministri Berisha u takua me drejtues të lartë të kompanive Statkraft dhe Statoil. Fillimisht, kryeministri Berisha vizitoi zyrat qëndrore dhe Pikën e Komandës së Prodhimit dhe Shpërndarjes së Energjisë në kompaninë Statkraft.

Më tej, Kryeministri Berisha pati një takim edhe me drejtues të lartë të Kompanisë Statoil, që është një nga kompanitë kryesore të projektit Trans Adriatik Pipeline (TAP), i cili synon transportin e gazit nga fusha gazmbajtëse e Shah Deniz-it, në Azerbajxhan, në tregjet e Evropës Perëndimore. Në këtë takim, drejtuesit e Statoil i prezantuan Kryeministrit zhvillimet në lidhje me projektin, si dhe u diskutuan çështje me rëndësi për çuarjen përpara të tij.

Publikuar: 14.11.2011 | 19:33
Lexuar: 274 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime