E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Erekat e deklaroi këtë pas raundit të dytë të bisedimeve të ndara mes ndërmjetësuesve paqësor ndërkombëtar me palestinezët dhe izraelitët në Jerusalem, në përpjekje për t'u tejkaluar stagnimi në negociatat paqësore.
Erekat: Palestinezėt nuk kthehen nė negociata pėrderisa Izraeli ndėrton lagje








Negociuesi palestinez, Sead Erekat sot deklaroi se nuk mund të ketë zgjidhje dyshtetërore të konfliktit izraelito-palestinez përderisa Izraeli vazhdon me ndërtimin e lagjeve hebraike në Bregun e okupuar perëndimor dhe në Jerusalemin lindor.

Erekat e deklaroi këtë pas raundit të dytë të bisedimeve të ndara mes ndërmjetësuesve paqësor ndërkombëtar me palestinezët dhe izraelitët në Jerusalem, në përpjekje për t'u tejkaluar stagnimi në negociatat paqësore.

"Nuk ka dyshim në faktin se lagjet izraelite dhe zgjidhja dyshtetërore janë të përjashtuara", tha Erekat pas takimit me Toni Bler dhe përfaqësuesit e tjerë të katërshes së ndërmjetësuesve paqësor për Lindjen e Afërt, qëe përbëjnë KB-ja, SHBA-ja, Rusia dhe BE-ja.

Ai e shprehi gatishmërinë e palestinezëve për të negociuar, por vetëm kur Izraeli do ta ngrijë ndërtimin në rajonet e përmendura dhe kur do t'i pranojë kufijtë të cilët ekzistonin para luftës së vitit 1967 si bazë të negociatave.

Ndërjetësuesit pasdite biseduan edhe me këshilltarin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu, por të gjitha përpjekjet e deritanishme për ripërtërirje të negociatave, që janë ndërprerë më shumë se një vit, nuk rezultuan të frytshme.

Publikuar: 14.11.2011 | 22:21
Lexuar: 686 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime