Ministri gjithashtu theksoi se në Maqedoni ka forcë të re me arsim të larët dhe me gradë të lartë të lojalitet, ndërsa në lidhje me inflacionin përkujtoi se është stabil.
Ministri i Investimeve të Huaja, Bil Pavllevski dje në Uashington mori pjesë në forumin e biznesit "Maqedonia - biznes destinacion më konkurrent evropian", të cilin e organizoi Ambasada e Maqedonisë në SHBA.
Ministri Pavllevski në fjalimin e tij para përfaqësuesve të pranishëm të kompanive amerikane i prezantoi mundësitë për investim në Maqedoni, si dhe përparësitë e vendit tonë. Ai me këtë rast përkujtoi Raportin e fundit të Bankës Botërore "Zhvillim biznesi 2012", në Indeksin më të ri të lirisë ekonomike, si dhe treguesit tjerë ekonomik të cilët Maqedoninë e bëjnë të jetë një nga biznes destinaconet më konkurrente në Evropë.
Pavlleski i theksoi indikatorët themelorë ekonomik sipas të cilëve Maqedonia ka stabilitet ekonomik dhe financiar me potencial të lartë, nuk ka barriera tregtare, dhe ka qasje të lehtë deri te të gjitha vendet perëndimore evropiane dhe deri te gjitha tregjet.
Ministri gjithashtu theksoi se në Maqedoni ka forcë të re me arsim të larët dhe me gradë të lartë të lojalitet, ndërsa në lidhje me inflacionin përkujtoi se është stabil.
Pavlleski të pranishmit i njoftoi me zonat e zhvilluara teknologjiko-industriale përmes të cilave prodhuesit, mes tjerash, munden lehtë të zgjerohen edhe në tregjet e tjera.
Si një nga sektorët më atraktiv për investim ministri i Investimeve të Huaja i prezantoi sektorin infrmatiko-komunikues, turizmin dhe sektorin energjetik.
"Prioritet i Republikës së Maqedonisë në lidhje me investimet e huaja deri tani ka qenë kryesisht të tërheq sa më shumë kompani të cilat do të investonin në zonat industriale që të hapen repartet për prodhimin, kryesisht lidhur me industrinë e automobilave, industrinë elektronike dhe industrinë makinerike-teknologjike.
Por Uashingtoni është rajon politik dhe konsultativ, nuk ka ndonjë industri të rëndë dhe për këtë në këtë forum ofrojmë edhe disa industri të tjera në sferën e teknologjisë informatike, në sferën e industrisë financiare për zhvillimin e "autosorsing" që do të thotë se disa projekte mund të sjellen në Republikën e Maqedonisë si qendër përafërsisht e fuqisë punëtore konkurrente dhe me arsim të lartë", deklaroi Pavlleski pas forumit.
Ai shtoi se Maqedonisë ka potencial të madh edhe për zhvillimin e turizmit, por edhe projektet energjetike të cilat Qeveria e Maqedonisë planifikon t'i përpilojë në vitet e ardhshme. Duke theksuar se Maqedonia ka bashkëpunim të mirë strategjik me kompanitë amerikane, me Qeverinë e SHBA-së, Pavlleski shpreson se imazhin i mirë i Xhonson Kontrolls do të zgjerohet më shumë që do të kontribuoj në tërheqjen e kompanive të tjera amerikane të cilat do të investojnë në vendin tonë.
"Në Maqedoni është e mundur valë e dytë e investimeve, respektivisht kompani që kanë investuar në rajone, të cilat kanë ofruar kushte më të volitshme para 10-15 vjetëve, siç janë Polonia, Çekia dhe disa vende të Evropës Juglindore, këto befenite tashmë nuk i kanë për shkak se janë pjesë e BE-së dhe standardi i tyre jetësor është mjaft i ngritur dhe kështu disa nga këto kompani tashmë kërkojnë vende më tërhjeqëse për biznes.
Maqedonia është një nga vendet më atraktive në rajon që mund t'u ofrojë kushte të mira. Momentalisht bëmë analiza, se cilat mund të jenë ato kompani dhe orientohemi drejt tyre që t'i tërheqim tek ne", tha Pavllevski.
Në forumin në Uashington foli edhe drejtori i Agjencisë për investime të huaja Visar Fida, i cili i prezantoi target sektoret për investime të huaja: komponentet makinerike dhe automobilistike, sektorin informative komunikues, sektorin shëndetësor, ku bën pjesë edhe prodhimi i aparateve mjekësore dhe farmacia, bujqësia dhe industria për përpunimin e ushqimit, sektori i tekstilit dhe turizmi kulturor.
Fida pas forumit informoi edhe për takimet që delegacioni i Maqedonisë i ka në uashington me investitorë potencialë amerikanë. Një prej tyre është edhe kompania me seli në SHBA e cila zgjidh probleme me mbeturinat dhe në këtë proces prodhon produkte si karburant alternativ me çka zgjidhen dy probleme: mbeturina pastrohet dhe nga plastika prodhohet karburanti.
Në forum u drejtuan edhe ambasadori i Maqedonisë në SHBA, Zoran Jolevski, drejtoreshën e qendrës për tregti ndërkombëtare dhe ekonomi në fondacionin "Heritixh", Teri Miler, ekspertin nga Banka Botërore, Zhelko Bogetiq, si dhe me Mark Stakhart nga OPIK - agjencia qeveritare amerikane, e cila i subvencionon projektet në vendet e huaja të kompanive amerikane.