Agjencia kombëtare braziliane e naftës lëshoi kumtesë në të cilën thuhet se si operator i burimit Fradi gjithë përgjegjësinë për ndërprerje të derdhjes e bart "Shevron".
Filiali brazilian i kompanisë amerikane të naftës "Shevron" po tenton ta ndalë derdhjen e naftës nga burimi Fradi në basenin Kampus afër brigjeve të shtetit Rio de Zhanejro.
Dje "Shevron-Brazil" njoftoi se derdhja mund të jetë e lidhur me depërtimin e vrimës për hulumtim. Tani punon në mbylljen e kësaj vrime.
Agjencia kombëtare braziliane e naftës lëshoi kumtesë në të cilën thuhet se si operator i burimit Fradi gjithë përgjegjësinë për ndërprerje të derdhjes e bart "Shevron".
Sipas vlerësimit të Agjencisë kombëtare sasia e derdhjes është midis 200 dhe 330 barelë në ditë. Era dhe rrjedhat detare e bartin njollën e naftës me sipërfaqe prej 163 kilometra katrorë në juglindje, duke e larguar nga bregdeti brazilian.
Me ndotjen e sipërfaqes së ujit po luftojnë 18 anije - tetë të dërguara nga "Shevron", dhjetë nga kompania "Petrobraz", "Statoil", "Repsol", "BP" dhe "Shell".