E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ky është investimi i tij më i madh në sektorin e teknologjisë informative, të cilën deri më tani, sipas rregullit e ka evituar. Për bankat evropiane Bafet nuk është i interesuar, sepse nuk është i sigurt nëse BE-ja është në gjendje të kryejë ndryshime të domosdoshme për Evropën që të dalë nga kriza.
Uoren Bafet investon 10 miliardė dollarė nė aksionet e IBM







Investitori amerikan dhe njëri nga njerëzit më të pasur në botë Uoren Bafet ka blerë për 10,7 miliardë dollarë aksione të kompanisë "Interneshënël biznis mashins" (IBM).

Ky është investimi i tij më i madh në sektorin e teknologjisë informative, të cilën deri më tani, sipas rregullit e ka evituar. Për bankat evropiane Bafet nuk është i interesuar, sepse nuk është i sigurt nëse BE-ja është në gjendje të kryejë ndryshime të domosdoshme për Evropën që të dalë nga kriza.

Ai në bisedë për televizionin CNBS deklaroi se aksionet e IBM i ka blerë në pjesë edhe atë përmes fondit të tij investues "Berkshir Hetuej". Bafet me blerjen ka filluar që në mars, ndërsa udhëheqësinë e IBM paraprakisht nuk e ka informuar për qëllimin e tij. Firma ka mësuar madje nga intervista televizive.

Bafet ka mbledhur gjithsej 64 milionë aksione, që paraqet pjesë në IBM prej 5,5 përqindëve dhe me këtë numërohet mes investitorëve më të mëdhenj në këtë kompani.

Uoren Bafet këtë vit veçmë ka blerë aksione në institucion financiar amerikan "Benk of Amerika", banka më e madhe në SHBA. Në të ka investuar rreth pesë miliardë dollarë.

Publikuar: 15.11.2011 | 12:50
Lexuar: 342 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime