Sindikatat me ndikim të lartë të punësuar në industrinë e automobilave CGT dhe VFDT paralajmëruan se 1.000 vende të punës do të pezullohen në prodhimin, 500 në sektorin e hulumtimit dhe zhvillimit, 400 në departamentet tjera dhe mes 2.200 dhe 2.500 të punësuar në kompanitë partnere.
Auto gjiganti francez "Pezho-Citroen" (PSA) vitin e ardhshëm do të pezullojë të paktën 4.000 vende të punës në Francë, në suaza të planit të zvogëlimit të shpenzimeve në të gjitha nivelet, kumtuan burimet sindikale të kompanisë.
Sindikatat me ndikim të lartë të punësuar në industrinë e automobilave CGT dhe VFDT paralajmëruan se 1.000 vende të punës do të pezullohen në prodhimin, 500 në sektorin e hulumtimit dhe zhvillimit, 400 në departamentet tjera dhe mes 2.200 dhe 2.500 të punësuar në kompanitë partnere.
Pushime për rreth 1.600 punëtorë në firmat partnere do të pasojnë në sektorin e hulumtimit dhe zhvillimit, kumtuan liderët sindikal.
Kompania PSA muajin e kaluar publikoi se planifikon largim të "një mijë punëtorëve" në Evropë, si pjesë e planit për kursim në vlerë prej 800 milionë euro për shkak të rënies të shitjes së automobilave në tregun evropian