Sipas saj, Raporti dërgon porosi të qartë se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë të gatshme për krizën vijuese dhe nga ajo e cila vjen në Bashkimin Evropian.
Banka Botërore parashikon rritje të ekonomisë së Maqedonisë prej tre për qind për këtë vit dhe 2,5 për qind për vitin e ardhshëm. Projeksionet e tilla janë të përbëra në prezantimin e sotëm të ri të Raportit të rregullt ekonomik për Evropën Juglindore, në të cilin parashikohet rritje e ngadalësuar e ekonomive në rajon.
"Rritja në Maqedoni disa vite para krizës dhe pastaj është në nivel më të madh të mesatares për rajonin. Projeksionet për rritje në këtë vit janë rreth tre për qind , përderisa për vitin e ardhshëm rreth 2,5 për qind, që është megjithatë më i lartë nga niveli mesatar në Ballkanin Perëndimor", deklaroi drejtoresha e Bankës Botërore për Maqedoninë Lilija Burunçuk pas lidhjes video-konferenciale përmes së cilës BB-ja e prezantoi raportin.
Sipas saj, Raporti dërgon porosi të qartë se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë të gatshme për krizën vijuese dhe nga ajo e cila vjen në Bashkimin Evropian.
Duke pas parasysh Raportin mendohet se Maqedonia është në pozicion shumë më të mirë për dallim me fqinjët e saj. Kjo, sqaron, është për shkak të politikës së fuqishme makroekonomike e cila e ka udhëhequr në dekadat e kaluara dhe është e lidhur me dobësinë e ulët nga pika e shikueshmërisë së deficitit fiskal, financimit të borxhit publik dhe stabilitetit në sektorin bankar.
Megjithatë, paralajmëron Burunçuk, ekonomia në Maqedoni është njëra nga më të hapurat dhe niveli i saj i integrimit me pjesën tjetër të botës është mjaft i madh. Kjo do të thotë se çka do që të ndodhë në pjesën tjetër të botës do të ketë ndikime të mëdha në Maqedoni, theksoi Burunçuk.
Në të ardhmen, theksoi, sipas asaj që del nga Raporti, ekziston nevojë që të vazhdohet me politikat e mira makroekonomike të cilat sjellin deri në stabilitetin fiskal. Gjithashtu duhet t'i kushtohet vëmendje rritjes së konkurrencës së ekonomisë me çka do të investohet në infrastrukturën produktive, në aftësitë dhe në përmirësimin në përgjithësi të produktivitetit të ekonomisë, shtoi Burunçuk.
Sipas saj, nga kriza te popullata më të goditur do të jenë më të varfrit, ndërsa në ekonominë sektori real. Me qëllim që të mbrohen të varfrit Qeveria do të duhet që ta përmirësojë efektivitetin e sistemit të saj në mbrojtje me qëllim që t'i mbrojë nga kriza, tha Burunçuk.
Në një pyetje të gazetarëve nëse me garancat e BB-së për huanë e fundit të Maqedonisë nga Siti bank dhe nga Dojçe bank ka rekomandime për shpenzime të parave në lidhje të kategorive më të rrezikuar të qytetarëve, Burunçuk theksoi se programi i cili është i kapluar me garancën i bazuar në politika i kaplon çështjet më të rëndësishme në drejtim të përmirësimit të rezistencës së vendeve gjatë përballjes me efektet e krizës financiare.
"Mbështetet përforcimi i rezistencës së sektorit financiar, si dhe masat të cilat do ta përmirësojnë gjendjen e grupeve të prekura dhe do të kontribuojnë për motivim më të madh për hyrje në tregun formal të punës. Për shembull, mbështetet sistemi i transferit të kushtëzuar të parave me të cilin u jepen mjete të hollash të varfërve dhe nxiten që t'i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollat e mesme", tha Burunçuk.
Sipas Raportit të rregullt ekonomik për EJL-në, efektet nga ngadalësimi i mëtejshëm global dhe pasiguritë e prolonguara rreth krizës në eurozonë do të ndikojnë në ekonomitë në vendet e EJL-së përmes tregtisë, investimeve të jashtme të drejtëpërdrejta, bankave të huaja dhe remitancave.
Tregtia me BE-në është udhëheqësi kryesor në eksportin dhe rritjen ekonomike gjithsej të vendeve të EJL-së, me vlerë gjithsej mes 30 për qind dhe pothuajse gjysmë nga BPV-ja e tyre. Krahas tregtisë, investitorët nga Evropa janë sigurues më të mëdhej të investimeve të huaja të drejtëpërdrejta në rajonin, me neto shpërlarje me vlerë më shumë se dy për qind nga BPV-ja e Ballkanit Perëndimor. Pjesëmarrja e bankave të huaja, sipas Raportit, formon një kanal tjetër të ndikimit potencial. Pjesa e bankave të huaja në kapitalin gjithsej të sistemit bankar në rajonin është rreth 89 për qind.
"Dhe përderisa sistemi bankar gjithsej në vendet e EJL-së 6 duket i përmbajtur, me likuiditet të lartë dhe ulje të rëndëishme të kapitalit rreziqet ekzistuese kreditore dhe financiare rriten në rajonin, para së gjithash nga ngjarjet negative në BE, kreditë jofunksionale të larta në shumicën e vendeve të EJL-së 6 dhe ngadalësimi i rritjes ekonomike", vlerësoi gjatë prezantimit të raportit Ron Hud, ekonomist kryesor i BB-së në Departamentin për zvogëlim të varfërisë dhe udhëheqje ekonomike në rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore.
Sipas Hud, në të ardhmen financimi mund të jetë kufizues. Debia e jashtme u rrit dhe ullj e rritjes në vendet e EJL-së mund t'i zvogëlojë të ardhurat qeveritare, duke e rritur presionin ndaj financimit publik", tha Hud.