Qindra njerëz kanë shkuar sot ne vendin ku po mbahet ceremonia e varrimit të këngëtarit të njohur, Michael Jackson. Ceremonia për jetën e Mbretit të muzikës pop do të mbahet në Qendrën Staples dhe në Nokia Theatre të Los Angelesit më 7 korrik.
Qindra njerëz kanë shkuar sot ne vendin ku po mbahet ceremonia e varrimit të këngëtarit të njohur, Michael Jackson.
Ndërkaq, në një faqe të internetit, e cila është krijuar enkas për sigurimin e biletave për ceremoninë komemorative të Michael Jacksonit është vërejtur një numër shumë i madh vizitash, njoftojnë organizuesit e ceremonisë.
Pak para se faqja të lansohet janë regjistruar 120.000 vizita në sekondë në sajtin e qendrës Staples, për të siguruar biletat për pjesëmarrje në ceremoninë e të martës.
Më shumë se 500 milionë vizitore e kanë vizituar faqen që në ditën e parë gjë që i kishte detyruar mbajtësit e faqes të sigurojnë edhe një server shtesë sepse nuk kishin mundur të mbanin numrin e vizitorëve.
Ceremonia për jetën e Mbretit të muzikës pop do të mbahet në Qendrën Staples dhe në Nokia Theatre të Los Angelesit më 7 korrik.