Neziri tha se ky projekt qeveritar po ecën paralel për sa i përket përkthimit, në gjuhën maqedonase dhe atë shqipe. Neziri gjithashtu informoi se deri tani Ministria e Arsimit ka shpërndarë 100 tituj të përkthyer shkencorë Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe po aq edhe Universitetit Shën Kirili dhe Metodij.
200 tituj shkencorë nga autorë të Universiteteve Perëndimore evropiane dhe ndërkombëtare të përkthyer në shqip, si pjesë e projektit të paralajmëruar qeveritar, u prezantuan sot para opinionit nga zv/ministri i Arsimit dhe Shkencës Safet Neziri.
Neziri tha se ky projekt qeveritar po ecën paralel për sa i përket përkthimit, në gjuhën maqedonase dhe atë shqipe. Neziri gjithashtu informoi se deri tani Ministria e Arsimit ka shpërndarë 100 tituj të përkthyer shkencorë Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe po aq edhe Universitetit Shën Kirili dhe Metodij.
Momentalisht kemi dispersuar apo kemi shpërndarë në USHT 100 tituj here nga 100 ekzemplarë, gjithashtu në rektoratin e Universitetit Shën Kirili dhe Metodij 100 tituj në gjuhën shqipe. Tendenca dhe qëllimi i këtij projekti është që ti mundësohet rinisë shqiptare, respektivisht studentëve shqiptarë në Maqedoni që studiojnë në Universitetet shtetërore tju mundësohet qasja më e afërt deri tek risitë, deri tek literatura profesionale.
Përkthimi i këtyre titujve shkon paralel edhe në gjuhën maqedonase edhe në gjuhën shqipe d.m.th gjithashtu përkthimi vazhdon edhe shqip edhe maqedonisht pasi ky projekt deri në vitin 2013 duhet të përfundon si projekt i suksesshëm, deklaroi Safet Neziri, zv/Ministër i Arsimit dhe Shkencës.
Zv/Ministri i Arsimit dhe Shkencës Safet Neziri informoi se projekti qeveritar një mijë tituj të përkthyer shkencorë do të jetë edhe një sukses i dikasterit të tij por edhe i qeverisë në përgjithësi. Sipas Nezirit, me këto tituj të përkthyer në shqip do të përfitojnë jo vetëm studentët shqiptarë nga Maqedonia por edhe studentët e të gjitha trevave shqiptare në rajon dhe më gjerë.
Valmir Kuçi