Sipas biznesmenëve, 160.000 eurot e parapara të mbështetjes buxhetore për zhvillimine NVM-së në vitin 2012 nuk janë të mjaftueshme. Janë tejet të larta dënimet, ndërkaq duhet të ndryshohet edhe mënyra e zbatimit të tyre.
- Nëse respektohen ligjet është i mundshëm lehtësimi, por jo edhe heqja e politikës ndëshkuse për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM), deklaroi minsitri i Ekonomisë, Valon Saraçini pas mëngjesit të sotëm afarist me përfaqësuesit e komunitetit afarist.
Saraçini e elaboroi programin e Ministrisë së resorit për vitin 2012. Informoi se cilat janë prioritetet në industri, energjetikë, turizëm, lëndët e para minerale, si dhe masat konkrete për zhvillim të sipërmarrësisë, inovacioneve dhe NVM.
Sipas biznesmenëve, 160.000 eurot e parapara të mbështetjes buxhetore për zhvillimine NVM-së në vitin 2012 nuk janë të mjaftueshme. Janë tejet të larta dënimet, ndërkaq duhet të ndryshohet edhe mënyra e zbatimit të tyre.
"Gjatë bisedës me ministrin, potencuam se si duht të zbatoheet politika ndërshkuese, fillimisht të jetë informuese, më pas ekukative, e në fund sanksionuese. Një pjesë e madhe e dënimeve janë të papërballueshme për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Kërkojmë, nëse është e mundur, të hiqen, posaçërisht ato të llojit të mbylljes së ndërmarrjeve për kundlrvajtjet e vogla", tha kryetari i Lidhjes së odave ekonomike (LOE), Zllatko Kalenikov.
Ministri Saraçini përmendi se dënimet janë vendosur në mënyrë që të respektohen ligjet.
"Dënimet janë ato. Shpresoj se në të ardhmen, nëse respektohen ligjet, do të ulen dhe do të jenë më të pranueshme për ekonomistët që njëherit do të thotë edhe se do të kemi gjithnjë e më pak ankesa në atë pjesë", theksoi Saraçini, duke shtuar se me propozim të komunitetit të biznesit mund të mendohet edhe për heqjen e tyre të mundshme.
Mënyra e eksploatimit të lëndëve të para minerale dhe mihësve pa leje, akoma janë një nga problemet kyçe të komunittit të biznesit. Për zgjidhjen e tyre LOE dhe Ministria formuan grup punues.
"Për momentin po përgatitet ndryshim dhe plotësim i Ligjit për lëndët e para minerale të cilat parashohin thjeshtësim të procedurës prë marrjen e koncesionit. pati reagime nga komuniteti afarist se Qeveria duhet të punojë më shumë në pjesën e mihësve pa leje, përkatësisht eksploatimin e palejueshëm për ç'arsye krijuam grupe të posaçme të punës, edhe për sipërmarrësinë edhe për lëndët e para minerale. Një herë në muaj, përfaqësuesit e tanë dhe të tyre do të bisedojnë për problemet dhe temat konkrete", theksoi Saraçini.
Ai konsideron se përmes bashkëpunimit me sektorin e biznesit mund të arrihen rezultate solide edhe lidhur me zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. përveç mjeteve të planifikuara për mbështetje, potencoi Saraçini, Qeveria ka edhe masa konkrete për zhvillim të NVM-së.
Ekonomistët, ndërkaq, shpresojnë se ndoshta me ribalancin e parë do të marrin më shumë para për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
"Mjetet për NVM në vitin 2012 janë më të mëdjha se vitin e kaluar, por nuk janë të mjaftueshme, e as që ndonjëherë do të jenë. Me zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe të frymës sipërmarrëse, shuma do të duhet gjithnjë e më tepër të rritet. Punuam për atë që kjo mbështetje të hyjë në Buxhetin e Ministrisë së Ekonomisë. patëm shumë kërkesa, duke e përfshirë edhe turizmin. para se të miratohet propozim buxheti, me minsitrin biseduam se si konkretisht mund t'i ndihmojë NVM-së në më shumë segmente. Bashkëpunimi nuk do të ndalet këtu", tha Kalenikov.
Siç nënvizoi ministri, prioritet i Qeverisë është që çdoherë të bashkëpunojë me sektorin e biznesit. Në takimet e ardhshme, vlerësoi, duhet të kyçen edhe përfaqësuesit nga shknca.