E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pas shumë vitesh mungesë, ish-“Beatles” do të nisë një tur të ri botëror. Ja se çfarë tregon për veten, familjen dhe martesën e fundit, duke mos përjashtuar edhe mundësinë e rikthimit në skenë me Ringo Star-in.
Paul McCartney: Martesa mė ka dhėnė energji pozitive Do tė rikthehem me njė tur botėror






Nuk ka kaluar më shumë se një muaj nga martesa e fundit, por kjo periudhë i ka dhënë energji pozitive të jashtëzakonshme. Ndihet si një djalosh në fillimet e karrierës zotëria nga Liverpuli, i cili ka vendosur të rikthehet edhe me një tur botëror, që do të nisë nga Italia. “Më propozuan se nga cili vend do të doja ta nisja turin dhe unë zgjodha Italinë. Më pëlqen gjithçka në atë vend”. Paul McCartney përpiqet më kot të duket një artist i zakonshëm. Nga mënyra se si flet dhe sillet, të bën të mendosh se është një artist në kuptimin e plotë të fjalës. Mes rrëfimeve për familjen e re, koncertin dhe martesën, ish-“Beatles” rrëfehet hapur për të gjithë ata që e adhurojnë muzikën e tij. Paul tregon se turi do të ketë shumë risi, por që ai nuk dëshiron t’i rrëfejë përpara.

“Nuk më pëlqen t’i them para kohe, sepse përndryshe do t’u hiqja njerëzve shijen e surprizës. Do më pëlqente t’ju jepja ndonjë lajm sesancional, por më besoni që nuk mundem”. Sa i përket këngëve, ai thotë se do të ketë nga ato të “Beatles”, të “Wing” por edhe të tjera të padëgjuara. “Do të jetë një festë ‘Rock n’roll’. E adhuroj kënaqësinë që më vjen nga njerëzit. Shumë mund të ndihen të lodhur në fund të shfaqjes, sepse do të jetë një spektakël i gjatë dhe i bukur. Gjithsesi, ajo që ka rëndësi, është se në fund do të ndihen me energji”. Njerëzit mendojnë se ky do të jetë turi i tij i fundit, por vetë McCartney shpreson dhe beson që jo. “Kështu thonë gjithnjë sa herë që vendos të kthehem në skenë. Nga njëra anë i kuptoj, sepse nisen edhe nga mosha ime, por unë ndihem me shumë energji. Nga ana tjetër, më pëlqen që ta shikojnë si mundësinë e fundit, sepse kështu i thonë vetes: duhet të shkoj ta shoh, se mund të jetë koncerti i fundit.

Sigurisht që nuk e di se ç’mund të bëj në të ardhmen, por mund t’ju them se nuk kam ndërmend të tërhiqem kaq shpejt. Madje sa herë që përfundoj një koncert, them: shihemi herës tjetër”. Ai tregon se një tjetër nga pasionet, përveç këngës, është edhe gatimi. Madje së fundi ka shkruar edhe një libër të tillë. “Është plotësisht e vërtetë që kuzhinën e adhuroj. Madje po ju them që libri është duke dalë dhe ka receta origjinale, por mbi të gjitha trajton edhe zakonet tona të të ushqyerit. Sot në botë, sidomos në Amerikë, ka shumë njerëz që ushqehen keq. Hanë mish vazhdimisht, pa i ditur pasojat. Libri sugjeron alternativa dhe ide që të heqim dorë nga ky zakon i tmerrshëm. Le të mos hamë mish për të paktën një ditë në javë, do ta shihni që me kalimin e kohës do të mësoheni të bëni edhe pa të”. Paul tregon se si fama me “Beatles” e ka bërë një njeri të cilit i mungon jeta normale që bëjnë të tjerët, por mbi të gjitha i mungon privatësia: “Kam qenë një djalosh i zakonshëm deri në moshën 18-vjeçare, pastaj u bëra njëri prej ‘Beatles’.

Ishte diçka shumë e bukur dhe unë e ndiej veten me fat, por ndonjëherë do të kisha dashur të isha një njeri i zakonshëm, të bëja një jetë të tillë. Kam dëshirë të ulem në një lokal, të rri, të pi diçka e të mos më njohë njeri. E vërteta është se jetoj një lloj jete të dyfishtë: për shembull në rrugë jam i famshëm, ndërsa në shtëpi bëj një tjetër jetë. Zgjohem në orën shtatë e gjysmë, ha mëngjes me vajzën time, pastaj e çoj në shkollë. Bëj gjëra të zakonshme, shkoj në kinema, bëj pazarin dhe këto më pëlqejnë shumë. Njerëzit në pozicionin tim do t’i shmangnin supermarketet, por unë jo.

Më ndalojnë e më kërkojnë autografe, por unë u përgjigjem se nuk është momenti e se jam duke kërkuar të blej ushqim për familjen time. Kur di të komunikosh, ata e kuptojnë shumë mirë”. Për sa i përket martesës së fundit, Paul McCartney vuri kurorë në të njëjtin vend ku u martua në vitin 1969 me Linda-n. Të bën përshtypje zgjedhja e të njëjtit vend. “Është një vend afër banesës sime. Pastaj vajza ime dhe shumë miq të mi janë martuar aty. Është i përsosur për një ceremoni të thjeshtë. Nëse kërkon diçka mondane duhet të shkosh diku tjetër”. Ka shumë zëra që flasin se ai dhe Ringo Star mund të hapin së bashku Lojërat Olimpike të Londrës në 2012-n. Por ka mundësi reale për t’i parë të dy së bashku? “Ka shumë mundësi. Takohemi shpesh bashkë, jemi miq të mirë. Mos u habisni nëse na shihni bashkë”.

Publikuar: 16.11.2011 | 10:45
Lexuar: 344 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime