E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Konstatimi, se barra e të provuarit i takon vetëm paditësit të autorizuar, kurse barra e provës u takon palëve procedurale e reflekton më së miri presumimin e pafajësisë në procedurën penale, sipas të cilit për çdo njeri supozohet se është i pafajshëm, deri sa me aktgjykim të plotfuqishëm nuk konstatohet e kundërta, që nënkupton se paditësi duhet ta argumentojë fajësinë e të pandehurit e jo i pandehuri pafajësinë e vet.
Arta Bilalli-Zendeli mori gradėn shkencore Doktor i shkencave juridike






Asistentja e Fakultetit Juridik të Universitetit Shtetëror të Tetovës,Mr.Sc. Arta Bilalli- Zendeli, javën e kaluar në Fakultetin Juridik “Justinijani i Parë”në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, para Komisionit në përbërje: Akademik Vlado Kambovski- Kryetar, Prof. dr. Gordana Buzharovska- Lazhetiq- mentor, Prof. dr. Nikola Tupançeski- anëtar, Prof. dr. Gordan Kallajxhiev- anëtar dhe Doc. dr. Lazar Nanev- anëtar, e mbrojti me sukses disertacionin e doktoraturës me temë:“Barra e të provuarit në procedurën penale”.

Gjatë prezantimit para komisionit të lartpërmendur dhe auditorit, Mr.sc. Arta Bilalli- Zendeli, shpjegoi për gjenezën e fjalës “barra e të provuarit”, që buron nga fjala latine onus probandi dhe mund të përkthehet si barrë e provës dhe barrë e të provuarit. Meqë në të gjitha gjuhët e botës, fjala onus probandi përdoret në kuptimin e barrës së të provuarit, prezantimi si dhe disertacioni i doktoraturës në hollësi e analizojnë barrën e të provuarit në procedurat gjyqësore. Si rezultat i dallimeve midis procedurës gjyqësore civile dhe asaj penale, në drejtësi paraqiten dy standarde të cilat duhet të plotësohen, që gjykata ta pranojë kërkesën e paditësit të autorizuar: standardi i të provuarit në kufi të probabilitetit, që është karakteristikë për procedurën civile (evropiane dhe amerikane) dhe standardi i të provuarit jashtë dyshimit të arsyeshëm, karakteristikë për procedurën penale. Teoria dhe praktika amerikane, në procedurën civile e shfrytëzojnë edhe standardin intermedijar, respektivisht standardin e të provuarit të qartë dhe bindës.

Konstatimi, se barra e të provuarit i takon vetëm paditësit të autorizuar, kurse barra e provës u takon palëve procedurale e reflekton më së miri presumimin e pafajësisë në procedurën penale, sipas të cilit për çdo njeri supozohet se është i pafajshëm, deri sa me aktgjykim të plotfuqishëm nuk konstatohet e kundërta, që nënkupton se paditësi duhet ta argumentojë fajësinë e të pandehurit e jo i pandehuri pafajësinë e vet.

Mr. sc. Arta Bilalli- Zendeli, në punimin e saj të doktoratës thekson se nevoja për luftë efektive kundër kriminalitetit, sidomos krimit të organizuar, ka imponuar disa lëvizje në këtë drejtim dhe ligjërisht përcaktohen mundësitë kur edhe i pandehuri në procedurë penale duhet të argumentojë rrethana të caktuara. Ky argumentim, megjithatë nuk nënkupton argumentimin e pafajësisë por vetëm argumentimin e rrethanave të caktuara të lidhura me veprën e kryer penale.

Pas elaborimit të punimit nga kandidatja, komisioni profesional e vlerësoi lartë punimin e doktoraturës dhe sipas Akademikut Vlado Kambovski, çështja e barrës së provës paraqet një çështje qendrore, jo vetëm për të drejtën penale por edhe për drejtësinë në përgjithësi, dhe kjo, sipas tij, është një ndër temat më pak të hulumtuara në teorinë e së drejtës. Mentorja, Prof. dr. Gordana Buzharovksa, e përuroi kandidaten për punën e bërë me sukses duke potencuar se zgjedhja e temës ka qenë e vetë kandidates, e cila ka punuar me përkushtim dhe zell, gjë që sipas mentores përkon me karakterin e kandidates, puna shkencore e së cilës është për çdo lëvdatë.
Arta Bilalli-Zendeli mori gradën shkencore Doktor i shkencave juridike


Anëtari i Komisionit, Doc. dr. Lazar Nanev, i cili është edhe gjyqtar, gjatë vlerësimit të tij theksoi se ndjehet shumë i nderuar që është pjesë e Komisionit dhe theksoj se ky punim doktorature duhet t`u shërbejë si manual gjykatësve dhe organeve të tjera të gjyqësisë në punën e tyre të përditshme.

Edhe dy anëtarët të tjerë të Komisionit shprehën vlerësime për zgjedhjen e një teme të këtillë, për faktin se punimi vjen në një kohë kur ka hyrë në fuqi Ligji i ri i procedurës penale (do të implemetohet nga nëntori i vitit 2012), i cili procedurën penale të Maqedonisë, në aspekt të aktivitetit të gjykatës në propozimin dhe nxjerrjen e provave e afron me procedurat akuzuese.

Pas mbrojtjes publike, që u karakterizua edhe me parashtrimin e pyetjeve nga ana e Komisionit profesional, në përgjigjet e të cilave kandidatja ishte bindëse dhe shumë e saktë, për të cilën i duartrokitën edhe vetë anëtarët e Komisionit profesional, Mr. sc. Arta Bilalli- Zendeli e mori gradën shkencore: Doktor i shkencave juridike.

Universitetit Shtetëror të Tetovës iu shtua edhe një kuadër i mirëfilltë shkencor dhe profesional në lëmin e drejtësisë dhe shpresojmë se përkushtimi i saj në shkencë nuk do të mungojë në të ardhmen dhe do t`i sjellë Universitetit Shtetëror të Tetovës edhe shumë suksese dhe të arritura të tjera akademike dhe profesionale.

Zyra për Informim-USHT

Publikuar: 16.11.2011 | 14:51
Lexuar: 1060 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime