Bejta me këtë rast tha se do t'i dalë në ndihmë Komunës së Haraçinës në zgjidhjen e problemit me precizimin e kufijve të komunës dhe në ndërtimin e një objekti të ri për këtë komunë.
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Nevzat Bejta e vizitoi komunën e Haraçinës, me ç'rast u takua me kryetarin e saj, Bastri Bajrami, njofton Zyra për informim dhe marrëdhënie me opinionin pranë Ministrisë.
Bejta me këtë rast tha se do t'i dalë në ndihmë Komunës së Haraçinës në zgjidhjen e problemit me precizimin e kufijve të komunës dhe në ndërtimin e një objekti të ri për këtë komunë.
"Ndarja ose precizimi i kufijve të bëhet në interes të qytetarëve që të mos maltretohen qytetarët dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale do ta nisë procedurën deri në qeveri dhe prej në Qeveri do të kalon në procedurë parlamentare. Ashtu siç e zgjodhëm problemin për Çairin, Gazi Babën edhe Butelin, e njëjta procedurë do të vlejë edhe për komunën e Haraçinës dhe Gazi Babës. Do jemi në kontakt me kryetarin e komunës që edhe komuna e Haraçinës të ketë një ndërtesë administrative, siç i kanë komuna tjera dhe qytetarët të kenë shërbim më cilësor", deklaroi ministri Bejta.
Kryetari i Komunës së Haraçinës u shpreh optimist se këto çështje do të zgjidhen dhe në të ardhmen të ketë kushte më të mira, sepse sipas tij, afër 20 mijë banorë të kësaj komune nuk mund të shërbehen ashtu siç duhet.
"Biseduam për ndarjen territoriale dhe ministri do ta merr për sipër dhe në të ardhmen do ta shqyrtojmë dhe kemi biseduar edhe me kryetarët e komunës së Gazi Babës dhe të Ilindenit dhe mendoj që ky problem në të ardhmen do të zgjidhet dhe haraçinasit nuk do të kenë probleme për çdo dokument, që tani vetëm se janë të hutuar, me vendbanim janë në komunën e Haraçinës kurse tani me territor i përket komunës së Gazi Babës. Do të jetë për tu përshëndetur edhe një objekt dhe ne do të mundohemi me mjete tonat që në të ardhmen të bëjmë një objekt dhe të mos kemi probleme pasi që objekti aktual është mbi 60 vite i vjetër dhe nuk i plotëson kushtet për funksionim të komunës ashtu siç duhet", tha kryetari Bajrami.
Ai shtoi se kjo komunë shumë shpejtë do ta merr të drejtën për të menaxhuar me tokën shtetërore ndërtimore.