Njëri nga prioritetet do të jetë edhe që të ngritet higjiena në qendrat turistike edhe në kapacitetet e strehimit në nivel më të lartë.
Realizimi i më shumë projekteve infrastrukturore dhe ndërtimi i qendrave për pranim në vendkalimet kufitare, janë vetëm një pjesë e aktiviteteve që do të ndërmerren në periudhën e ardhshme me qëllim të përparimit të turizmit në Maqedoni.
Për këtë, mes tjerash, u bë fjalë në takimin e sotëm punues në Qeveri, që e organizoi kryeministri Nikolla Gruevski me përfaqësuesit e hotelierëve dhe agjencitë turistike.
Njëri nga prioritetet do të jetë edhe që të ngritet higjiena në qendrat turistike edhe në kapacitetet e strehimit në nivel më të lartë.
"Në lidhje të infrastrukturës, janë iniciuar shumë ide midis të cilave, rruga Ohër- Shën Naum dhe vendkalimi Blato, projekte të cilat i shqetësojnë jo vetëm hotelierët, por edhe tërë turizmin, para së gjithash, në rajonin e Ohrit. Higjiena, megjithatë, është vërejtja më e madhe e turoperatorëve të huaj dhe mysafirëve. Këtu duhet të merren hapa për tu korrigjuar gjendja. Gjithashtu, duhet të punohet edhe në qendrat për pranim sepse në kufijtë, veçanërisht në stinën e verës, kur ka turmë njerëzish, nuk ka ku të pushoni, as nuk ka qendra turistike-informative", deklaroi drejtori i Agjencisë për promovim dhe përkrahje të turizmit Jordan Trajkov pas takimit.
Qeveria, theksoi Trajkov, çdoherë është e gatshme që t'i dëgjojë, por edhe t'i zgjidhë problemet.
"Tani më është bërë strategji nga ana e konsulentëve të huaj të cilët në periudhën e kaluar qëndruan në Maqedoni. Tani këtë strategji po e shqyrton Komiteti për turizëm në të cilin janë të anëtarësuar njerëz nga pjesë të ndryshme të administratës, ndërsa të cilët kanë pika prekëse me turizmin. Ndaj problemeve arrihet në mënyrë të kapshme", tha Trajkov.
Përveç definimit të zgjidhjeve të drejta për tejkalimin e problemeve me të cilat përballen hotelierët dhe agjencitë turistike, qëllimi i takimit të sotëm ishte edhe inkurajimi i bashkëpunimit të tyre të ndërsjellë për qasje të përbashkët në shtetet e huaja dhe tërheqje të një numri të madh të turistëve.
Në takim, krahas kryeministrit Gruevskit, morën pjesë edhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Abdilaqim Ademi, ministri i Ekonomisë Valon Saraçini dhe zëvendësministrja e Ekonomisë Katerina Kosteska.