E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Së paku 140 persona humbën jetën në trazirat e djeshme në Urumçi, kryeqytetin e rajonit autonom Sinxhing Ujgur në pjesën perëndimore të Kinës.
140 persona e humbėn jetėn nė parregullsitė nė rajonin autonom kinez Sinxhing Ujgur









Së paku 140 persona humbën jetën në trazirat e djeshme në Urumçi, kryeqytetin e rajonit autonom Sinxhing Ujgur në pjesën perëndimore të Kinës.

Lideri i Partisë Komuniste në Urumçi, Li Xhi e konfirmoi numrin e personave të vdekur, duke shtuar se sot situata është nën kontroll.

Policia më herët njoftoi se janë plagosur 816 persona, ndërsa qindra të tjerë janë arrestuar, mes të cilëve dhjetëra liderë të protestave.

Autoritetet njoftuan se kanë protestuar nga 300 deri në 500 njerëz, ndërsa sipas vlerësimeve të organizatorit rreth 3.000 njerëz dje e kanë bllokuar komunikacionin, kanë djegur automjete dhe janë përleshur me policinë e cila është përpjekur të vendosë rregull.

Demonstratat në Urumçi me 2,3 milionë banorë, janë organizuar në shenjë proteste për shkak të mënyrës në të cilën autoritetet kanë reaguar në përleshjet e qershorit mes pjesëtarëve të popullit shumicë Han dhe Ujgurëve në Shaoguan, ku janë vrarë dy Ujgurë.

Populli mysliman Ujguri, të cilët janë përafërsisht gjysma nga gjithsej popullata 20 milionëshe në rajonin autonom Sinxhing Ujgur, kërkojnë më shumë të marrin pjesë në jetën ekonomike dhe politike të krahinës, si edhe më shumë liri politike dhe fetare.

Në rajon veprojnë edhe grupe separatiste "Turkestani Lindor" qëllimi i të cilëve është ndarja e Kinës.

Publikuar: 06.07.2009 | 14:18
Lexuar: 310 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime