E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

E pyetur nga disa media, këngëtarja simpatike kosovare nuk ka dashur të prononcohet, ndërkohë që këtë edicion, festivali “Kënga Magjike” është “akuzuar” për disa këngë të vjedhura, sikurse ka qenë edhe aludimi për “Botën do ndryshoja” të Besa Kokëdhimës, që shumë e kanë krahasuar për ngjashmërinë e madhe me këngën “Funcking Perfect” të Pinkut.
Leonora Jakupi vjedh kėngėn e serbes





Kënga më e re e Leonora Jakupit, kënduar në javën e fundit të spektaklit “E Diela Shqiptare”, në përmbyllje të prezantimit të festivalit “Kënga Magjike”, dyshohet të jetë e vjedhur. Vija melodike e baladës me titullin “Këngë e pa kënduar”, mësohet se është kënduar më parë nga një këngëtare serbe. Për më tepër, serbja Jelena Tomaseviç e ka kënduar këngën “Oro” në një event shumë të rëndësishëm muzikor, sikurse është Festivali Evropian i vitit 2008.

E pyetur nga disa media, këngëtarja simpatike kosovare nuk ka dashur të prononcohet, ndërkohë që këtë edicion, festivali “Kënga Magjike” është “akuzuar” për disa këngë të vjedhura, sikurse ka qenë edhe aludimi për “Botën do ndryshoja” të Besa Kokëdhimës, që shumë e kanë krahasuar për ngjashmërinë e madhe me këngën “Funcking Perfect” të Pinkut.

Dy ditë më parë u njoftua se Adrijan Gaxha ishte përjashtuar nga ky festival, për shkak se me të njëjtën këngë që ai konkurronte te “Kënga Magjike”, ishte paraqitur edhe në një festival në Maqedoni. Sa i takon Leonorës, për të bërë krahasimin, më poshtë keni link-et përkatëse të të dyja këngëve, asaj në shqip dhe këngës së serbes:




Publikuar: 16.11.2011 | 21:21
Lexuar: 841 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
jetoni (17/11/2011 02:44:08) Redaksi e nderuar,Me vjen keq qe e paskeni larguar komentin qe e shkrova pak me par e qe shpreha mendimin tim ne lidhje me plagiaturen ne kengen shqipe-e ku behej fjale per Leonora Jakupin,por kjo nuk eshte e drejte ngase edhe ju i mroni kengetaret ne kete menyre,ata kengetar qe vjedhin nga muzika e huaje, Kjo nuk eshte e drejte.
DADA (17/11/2011 17:55:59) NE KET RAST LEONORA SKA FAJ,PO AJ QE E KA KOMPONU KANGEN,EDHE DOREN NE ZEMER E KA KNU MA MIR SE SHKINA,E FORT JE LEONOR MOS TA NIN.
blerta (17/04/2012 12:32:17) o je fac veq vazhdo kėshtu mos i ngo fjalt e tė tjerve zm

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime