E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“NATO është organizata më e mirë në botë, është mrekulli, është një gjë e mrekullueshme të jesh në këtë aleancë, mrekullia është mënyra se si ajo e reformon vetveten. Kjo na inspiron në rrugën e reformave”, tha Berisha.
Berisha:









Gjatë ceremonisë së mbylljes së shoqatës së Atlantikut të Veriut, kryeministri Berisha deklaroi se rruga e Shqipërisë drejt NATO-s u mbështet nga kjo shoqatë, ndërsa theksoi se sot NATO-ja qëndron kundër çdo kërcënimi ndaj çdo vendi, cilido qoftë ai. "Çdo vend në këtë aleancë të madhe që lufton për liri gjen tek NATO mbrojtjen për të drejtat e njeriut dhe lirinë”, tha Berisha.

Duke u shprehur se Shqipëria, tashmë anëtare e NATO-s do jetë gjithmonë aty ku kjo aleancë kërkon, për të përmbushur detyrimet.“Shqipëria është anëtarja më e re e NATO-s dhe është shumë e vendosur të realizojë të gjitha detyrimet e saj. Së bashku me të gjitha vendet e rajonit ne jemi në Afganistan dhe do qëndrojmë atje deri sa NATO të qëndrojë atje. Po përpiqemi të modernizojmë Forcat e Armatosura, t’i trajnojmë dhe t’i pajisim me një pamje më të mirë”, tha Berisha më tej.

Kreu i qeverisë u shpreh më tej se NATO mbetet një nga organizatat që e inspiron qeverinë e tij të thellojë reformat.

“NATO është organizata më e mirë në botë, është mrekulli, është një gjë e mrekullueshme të jesh në këtë aleancë, mrekullia është mënyra se si ajo e reformon vetveten. Kjo na inspiron në rrugën e reformave”, tha Berisha.

Kreu i qeverisë falënderoi NATO-n edhe për ndihmën që i dha Shqipërisë gjatë dy përmbytjeve.

"Vlerësoj mbështetjen e NATO-s për dy përmbytje të tmerrshme. E tërë zona në veri të Shqipërisë u kthye në një det të vogël, uji shkoi deri në 5 metra, qyteti më i madh i veriut u përmbyt në më tepër se 40 për qind të tij por falë ndërhyrjes energjetike të Forcave të Armatosura dhe autoriteteve lokale, falë ndihmës së vendeve mike, asnjë jetë nuk humbi”, tha Berisha.

Publikuar: 16.11.2011 | 21:38
Lexuar: 470 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime