E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Vazoja, që daton nga epoka e dinastisë kineze Ming, Berluskonit i është dhuruar nga delegacioni kinez, i cili paradokohe e vizitoi Romën.
Berluskoni u largua nga pushteti me njė vazo tė shtrenjtė kineze, tre fotografi dhe njė shpatė nga Kazakistani









Kryeministri i deritanishëm italian Silvio Berluskoni i mori gjërat personale nga kabineti i tij në ndërtesën e Qeverisë Palaco Kixhi. Ai u largua me pak mjete personale: tre fotografi, një shpatë nga Kazakistani dhe një vazo të shtrenjtë kineze, kumtuan mediat franceze, duke iu referuar gazetës italiane "Republika".

Shpatën Berluskonit ia dhuroi presidenti i Kazakistanit Njursulltan Nazarbaev.

Vazoja, që daton nga epoka e dinastisë kineze Ming, Berluskonit i është dhuruar nga delegacioni kinez, i cili paradokohe e vizitoi Romën.

Në lidhje me këtë dhuratë thuhet se kur e ka marrë nga duart e mysafirëve kinez, Berlskoni së pari ka aktruar se e lëshon në tmerr të tyre të madh. Pastaj ka qeshur dhe bashkëbiseduesve të hutuar kinez u ka deklaruar: "Shumë fotografi të bukura ka në këtë vazo, por herën tjetër më sillni një vazo tjetër me skena nga Kama Sutra".

Tre fotografitë, të cilat Berluskoni i mori nga kabineti i tij, e tregojnë atë menjëherë afër papëve të fundit Gjon Pali i Dytë dhe Benedikti i Gjashtëmbëdhjetë, si dhe afër ish-presidentit amerikan Xhorxh Bush i riu.

Publikuar: 16.11.2011 | 20:54
Lexuar: 637 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime