Presidenti amerikan Barak Obama takon sot në Moskë, homologun rus, Dmitri Medvedev ku pritet të çohet më tej traktati Start 1 për kufizimin e armëve bërthamore dhe te firmoset një marrëveshje për tranzitin e materialeve ushtarake amerikane përmes territorit rus.

Vizita e Obamës në Moskë synon nxitjen e marrëdhënieve dypalëshe që janë keqësuar ndjeshëm në kohën e pararendësit të tij, George W. Bush. Presidenti amerikan dhe homologu rus Dmitri Medvedev pritet të njoftojnë sot disa përparime drejt kufizimit të armëve bërthamore dhe një marrëveshje për Afganistanin, që dëshmojnë vullnetin e dy fuqive të mëdha për të kapërcyer mospërputhjet kohëve të fundit.
Obama mbërrim në Moskë rreth orës 09:20 të ditës së sotme. Avioni presidencial "Air Force One" u nis nga baza ushtarake Andrews, në periferi të Uashingtonit.
****
Zoti Medvedev, tha dje se ka një optimizëm të matur për arritjen e një marrëveshjeje të re për armët. Por ai tha se Uashingtoni duhet në fillim të pranojë një kompromis për dislokimin e planifikuar për sistemin e mbrojtjes nga raketat në Evropën Qendrore.
Zoti Obama, në një intervistë me gazetën e pavarur ruse Novaya Gazeta përsëriti pozicionin amerikan se sistemi mbrojtjes ka për qëllim kundërpërgjigjen nga sulme të mundshme me raketa nga Irani.