Këndon, aktron, kërcen, prezanton. Për më tepër, ka të dashur Justin Bieber. Por, këto nuk mjaftojnë. Hapi tjetër është Hollivudi.
Çfarë do të thotë një i dashur sa për figurë? - bën sikur nuk kupton Selena Gomez, kur dikush e pyet nëse historia e saj e dashurisë me princin e pop-it, Justin Bieber, është vetëm një histori e sajuar për të tërhequr vëmendjen e mediave dhe paparacëve, tentativa për të kopjuar efektin Brangelina, apo një histori e vërtetë e bazuar tek ndjenja që nuk njeh moshë. Fillimisht e nisëm si miq. Pastaj dihet se si do të përfundonte. Në moshën 18-vjeçare dashurohesh, nis të eksperimentosh veten përmes lidhjes me një tjetër person. Për mua Justin është shumë i rëndësishëm. Ai është ndër të paktët në gjendje të kuptojë shumë mirë periudhën që po kaloj. Nuk flet për ndjenja, por për karrierë Selena, adoleshentja më popullore e Amerikës, prezantuesja e European music Awards në Belfast, që u mbajt në 6 nëntor. Nuk mund të jesh për gjithë jetën një baby-star. Duhet të rritesh, të ecësh larg.
Nuk besoj se Leonardo di Caprio do të ngrejë telefonin dhe do të më ofrojë një pjesë në filmin e tij të ardhshëm. Do ta marr në telefon e do ta bind të punojë me mua. Deri tani kam dëgjuar të flitet vetëm për Salma Hayek dhe Natalie Portman. Selena këndon, interpreton në televizor dhe në kinema, kërcen, regjistron albume të suksesshëm, frekuenton sallonet më të rëndësishëm të modës, madje është edhe ambasadore e UNICEF-it. Është 19-vjeçare dhe ka një fytyrë engjëllore, por kur ka përballë median dhe gazetarët e di shumë mirë si të sillet. Ashtu si Christina Aguileira, Hannah Montana dhe Britney Spears, vjen nga shkolla e Disney-t, pasi ishte në kastin e aktorëve të Magjistarët e Waverly-t. Një trampolinë fantastike për ta nisur. Tani duhet diçka tjetër. Filmi më hapi horizonte të reja. Albumi im i tretë, When the sun goes down po ecën shumë mirë. Kam nisur të jem shumë e besueshme edhe nga mënyra se si këndoj.
Selena kërkon të arrijë gjithçka menjëherë, përfshi edhe lidhjen me baby postar-in më të famshëm të botës. Ajo e tyre është një histori e përbërë nga suita perandorake në hotelet më të mira të Rio de Janieros (5600 dollarë nata), resorte 10 mijë dollarë dita në ishujt Hawai, avionë privatë, dhurata milionerësh dhe veshje pa diskutim firmato. Në fakt, varet nga vendet. Ekzistojnë edhe hotele me çmime të arsyeshme. Për shembull, në Winnipeg, në Kanada, një suitë nuk i kalon 600 dollarët, - mbrohet Selena. Shumë na urrejnë, shkruajnë gjëra të tmerrshme për ne në rrjetet sociale, por unë nuk ndihem në faj. Nuk po bëj asgjë të gabuar. E për çfarë mund të quhem fajtore? Se dal me një djalosh të bukur që i bën femrat të ëndërrojnë?
Në fakt, 17-vjeçari në fjalë, Justin Bieber ka një pasuri personale prej 57 milionë dollarë. Selena tregon edhe për fillesat e takimeve me djaloshin më të famshëm të Amerikë dhe më të adhuruar nga adoleshentët. Gjithçka nisi kur menaxheri i tij mori në telefon nënën time, që është njëkohësisht edhe menaxherja ime dhe administron të gjitha gjërat që kanë lidhje me mua. Ndoshta edhe për të dashurit? Kujdeset për gjithçka, përveç dashurisë, - tregon Gomez, që arrin të jetë në qendër të skenës edhe kur u emërua si ambasadore e UNICEF-it. Në fakt, shumë pak mund ta harrojnë imazhin e saj në xhungël, e përqafuar nga Justin dhe të dy të rrethuar nga të rinjtë e kombësive të ndryshme. Për të mos u munguar asgjë në jetën e tyre mondane, çifti Gomez-Bieber ka marrë edhe një qen me emrin Baylor.
E pashë, u dashurova me të dhe vendosja ta merrja në shtëpi, - tregon adoleshentja. Bukuroshe, e talentuar, e angazhuar në fushën sociale, mikeshë e kafshëve: ndërtimi i personazhit të saj është thuajse komplet. Përveç kësaj, Selena shton se ka 24 milionë miq në Facebook, 6 milionë ndjekës në Twitter dhe 90 milionë klikime në Youtube për videon time të fundit. Jo keq për një vajzë vetëm 19-vjeçare. Dhe të mendosh që është vetëm në fillimet e saj. Nuk do të jetë e largët dita kur Selena Gomez do të konsiderohet si një nga këngëtaret më të mëdha të muzikës pop. Ndoshta atëherë Lady Gaga dhe Rihanna do të kenë dalë nga skena.