E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Serbët e veriut kanë shpallur padi kundër shefit të ekipit negociator të Beogradit, Borislav Stefanoviq, për shkak të marrëveshjeve që janë arritur me Prishtinën. Padia është dorëzuar nga i ashtuquajturi kryetar i Mitrovicës, Krstimir Pantiq.
Serbėt, padi kundėr Stefanoviqit






Serbët e veriut kanë shpallur padi kundër shefit të ekipit negociator të Beogradit, Borislav Stefanoviq, për shkak të marrëveshjeve që janë arritur me Prishtinën. Padia është dorëzuar nga i ashtuquajturi kryetar i Mitrovicës, Krstimir Pantiq.

Sipas tij, marrëveshjet janë në kundërshtim me ligjet serbe dhe interesat e popullit serb.

Pantiq deklaroi se takimi me kreun e ekipit të Beogradit zgjati dy orë e gjysmë dhe se pozicionet e dy palëve mbetën të pandryshuar.

“Ne nuk pranojmë praninë e ndonjë oficeri doganor në vendkalimet administrative Jarinjë dhe Bërnjak. Serbët nuk do të marrin pjesë në zbatimin e marrëveshjeve që mund të arrihet në Bruksel”, theksoi ai.

Pantiq tha se ideja e menaxhimi i integruar i kufijve është në fakt një “kopje” e planit të Ahtisaarit.

“Ky menaxhim të doganave ekziston ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë dhe Kosovës dhe Shqipërisë. Është e papranueshme për ne që të njëjtat rregulla që zbatohen në vendet fqinje të zbatohet në Kosovë dhe Serbinë qendrore”, ka theksuar kryetari ilegal i komunës e Mitrovicës.

Ai shtoi se Stefanoviq kishte konfirmuar se negociatat me Prishtinën do të vazhdojnë të hënën, por ishte i paqartë nëse do të arrihet ndonjë marrëveshje.

Publikuar: 18.11.2011 | 10:10
Lexuar: 271 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime