Gjatë aksionit policor për "mënjanimin" e demonstruesve të cilët e bllokuan qasjen drejt Bursës së Nju-Jorkut, janë lënduar dhjetëra persona, mes të cilëve edhe shtatë policë.
Mbi 300 të arrestuar në protestat e lëvizjes "Okupojeni Uollstrit"-in në mbarë SHBA-në
Policia amerikane arrestoi mbi 300 persona në protestat e organizuara gjatë ditës së djeshme me rastin e shënimit të muajit të dytë që prej fillimit të aktiviteteve të lëvizjes "Okupojeni Uollstrit"-in.
Numri më i madh i të akuzuarve, rreth 180, janë arrestuar gjatë protestave në Nju-Jork, mes të cilëve është edhe një kapiten i pensionuar policie. Pas disa dhjetëra personave janë arrestuar gjatë protestave në Los Anxhelos, Las Vegas, Portland dhe Sent Luis. Demonstruesit në Sent Luis tentuan të bllokojnë njërën nga urat përtej Misisipit.
Gjatë aksionit policor për "mënjanimin" e demonstruesve të cilët e bllokuan qasjen drejt Bursës së Nju-Jorkut, janë lënduar dhjetëra persona, mes të cilëve edhe shtatë policë.
Mediumet amerikane lajmëruan se tek një pjesë e të arrestuarve janë gjetur shishe me acid të uthullës, e cila duhej të prëdprej si mjet kundër gazit lotsjellës, si dhe shumë zinxhirë dhe drynj me të cilët demonstruesit planifikonin t'i mbyllnin dyert e Bursës në Uollstrit.
Disa dhjetëra policë dje i bllokuan rrugët e kalueshme rreth Bursës së Nju-Jorkut me qëllim që ta pamundësojnë aksionin e aktivistëve të lëvizjes "Okupojeni Uollstrit"-in që t'i pengojnë nëpunësit e Bursës për të ardhur në vendet e tyre të punës.
Protestat filluan nga parku Zukoti, pas çka demonstruesit u përpoqën të bëjnë mur të gjallë për t'i penguar të punësuarit të arrijnë në zyret e tyre.
Policia ndërkaq vendosi barrikada para Uollstritit me qëllim që t'i pengojë demonstruesit të vijnë deri te Bursa e Nju-Jorkut, me çka u krijua kaos në të cilin, siç lajmëruan mediumet amerikane, nuk u kuptua se kush ka protestuar e kush ka tentuar të arrijë në vendin e vet të punës.
Në kaosin e krijuar, policia filloi t'i arrestojë demonstruesit, të cilët fillimisht ishin të ulur, e më pas u shtrinë në rrugë.
"Uollstriti sot është i mbyllur. Shoqëria parandalon shumë njerëz që të vijnë në punë, ashtu që nuk është problem nëse ne i parandalojmë një ditë të mos shkojnë në punë", deklaroi një aktivist i lëvizjes "Okupojeni Uollstrit"-in, Nis Grinberg, një mësimdhënës 25-vjeçar i matematikës.