Sulmuesi kamerunas rrëfen aventurën e re në Dagestan Eto mund të rikthehet tek Interi... përfundimisht.
Në qoftë se vjen nga Kameruni dhe paguhesh 423.000 euro në javë (20 milionë në vit) atëherë (për njerëzit e thjeshtë) diçka nuk shkon. Shpesh herë mund të arrijnë edhe në konkluzione të paarsyeshme. I tillë është rasti i Samuel Etosë që dëgjon çdo ditë të flitet për arsyet e vërteta të transferimit të tij te Anzhi dhe faktin se ishin milionat nuk ishin i vetmi shkak i kalimit nga Interi në republikën e Dagestanit. 30-vjeçarit nuk i pëlqen të flasë direkt për politikën e aq më shumë kur presidenti i Makahçkalës është Sulejman Kerimov, miliarderi që sundon klubin e krahinës së përfshirë nga konfliktet më të përgjakshme civile.
Mes sulmeve të rebelëve
Populli i Dagestanit është duke kaluar një periudhë të vështirë, ndërsa futbolli është ndër të paktat shanse që mund tua rikthejë sërish shpresën, - tha kamerunasi për banorët e provincës së varfër të Rusisë, kryeqyteti i së cilës është Makhaçkala. Sulmet e përditshme të rebelëve islamikë që kërkojnë pavarësi e kanë bërë Dagestanin shënjestër të bombardimeve dhe vrasjeve, duke shkaktuar vetëm në gjysmën e parë të vitit 2011, 204 civilë të vdekur dhe 149 të plagosur.
Futbollisti që nuk merr vesh nga politika
Tensionet e kanë bërë të pamundur stërvitjen e skuadrës në Makhaçkala. Prandaj skuadra dhe stafi i saj janë zhvendosur përkohësisht në Moskë. Unë vetëm mund tiu them atë çka kam përjetuar. Ky qytet është i qetë dhe shumë i gjallë, ashtu si qendrat më të mëdha të botës. Në pamje të parë duket se nuk ekziston asnjë problem politik. Kam pasur shansin të zbuloj një realitet të bukur në provincën e Dagestanit dhe deri tani nuk kam hasur në asnjë problem. Unë shoqërohem nga një truprojë, por kjo nuk ndodh vetëm këtu. Ai është me mua edhe në Londër, Paris apo në çdo cep të botës, - vijoi intervistën për The Guardian ylli i kombëtares afrikane. Më duhet të them se unë nuk jam një politikan, dhe nuk di të bëj poltikë. Unë jam futbollist dhe di të luaj futboll. Anzhi ka synime të mëdha dhe dëshiron të bëhet si Barcelona. Unë dua të jem pjesë e kësaj ëndrre.
Interi insiston për Etonë
Pushimin në kampionatin rus, Interi kërkon që ta shfrytëzojë në maksimum. Zikaltëriti kanë menduar që të rikthejnë, me formulën e huazimit, sulmuesin nga Kameruni. Kësaj radhe Morati dhe tijët kanë një aleat të fortë. Kësaj radhe është vetë bomberi nga Afrika që po bën çmos që të bindë drejtuesit e Anzhit ti japin Ok që do ta lejonte kështu ti jepte një dorë ziklatërve gjatë janrit dhe shkurtit. Nga ana e saj Interi mendon që ti servirë Anzhit plot tetë milionë euro për shërbimet e Etosë. Me këto kushte dihet se edhe një manjati si Sulejman Kerimov nuk do të mendohej. Këtij të fundit mbase do ti lindin disa probleme edhe më të mëdha gjatë qershorit. Vetë lojtari mësohert ti ketë thënë miqve të ngushrtë se nuk jeton dot në Moskë. Kështu gjatë merkatos së qershorit 2-12-të do të bëjë maksimumin për tu rikthyer në Milano... kësaj radhe për të mos ikur më nga Interi i dashur. Një gjë të tillë nuk e kanë mohuar edhe të tjetër lojtarë ziklatër. Në librin e shkruar prej kapiten Zanetit, (Interi, atë natë u publikua dje) lexohet se tërë futbollistët zikaltër nuk kanë asnjë problem nëse do të rikthehej mbreti luan dhe Baloteli.