Beogradi zyrtar edhe më tutje do të punojë në atë që "shengeni i bardhë" të sigurohet për të gjithë shtetasit e Serbisë, duke përfshirë edhe qytetarët e Kosovës, pa marrë parasysh nëse janë shqiptarë, serbë apo romë".
Beogradi zyrtar edhe më tutje do të punojë në atë që "shengeni i bardhë" të sigurohet për të gjithë shtetasit e Serbisë, duke përfshirë edhe qytetarët e Kosovës, pa marrë parasysh nëse janë shqiptarë, serbë apo romë".
Këtë për gazetën Danas të Beogradit, sot e deklaroi një burim i paemërtuar i afërt me Qeverinë serbe, lidhur me informatat se ekziston mundësia që vendimi për pezullimin e vizave për Serbinë ta marrë parasysh pavarësinë e Kosovës.
Propozimi ka të bëjë me liberalizimin e vizave për shtetasit me vendbanim në territorin e Serbisë, por jo edhe për qytetarët që jetojnë në territorin e Kosovës, thuhet në propozimin e këtij komisioni, në të cilin gazeta Dnevnik thotë se ka pasur qasje.
Sipas burimit të njëjtë, Komisioni Evropian do të fusë Serbinë në listën e bardhë Shengen, vetëm pasi të miratohet vendimi që liberalizimi i vizave të mos aplikohet për qytetarët e Kosovës.
Arsyet sipas këtij komisioni, janë pasi Kosovën nuk e kanë njohur të gjitha shtetet e BE-së dhe se arsyet e tjera për këtë vendim kanë të bëjnë me siguri teknike dhe ato me faktin që autoritetet në Beograd nuk e kontrollojnë territorin e Kosovës.
Pra duhesh të kesh adresë vendbanimi brenda territorit të Serbisë, që të vlejë pasaporta biometrike e Serbisë.
Asnjë qytetari të Kosovës, pavarësisht nacionalitetit të tij, nuk do ti vlejë pasaporta biometrike serbe. Deri më tash, 1. 500 kosovarë kanë marrë pasaporta të tilla, ndërsa 7. 647 kanë aplikuar për to.