Sipas Fisal, ai vetë dhe një numër i madh shërbëtorësh e punonjësish që i shërbenin diktatorit libian kanë parë me dhjetëra herë vajza të reja të cilat dilnin nga dhoma e tij e gjumit dhe dërgoheshin menjëherë në spital.
Vazhdojnë të dalin detaje të çuditshme për jetën e Gedafit. Kësaj radhe të rejat vijnë nga jeta intime e kolonelit, për të cilën ka folur kuzhinieri që i ka shërbyer atij për 29 vjet me radhë.
Sipas Fisal, ai vetë dhe një numër i madh shërbëtorësh e punonjësish që i shërbenin diktatorit libian kanë parë me dhjetëra herë vajza të reja të cilat dilnin nga dhoma e tij e gjumit dhe dërgoheshin menjëherë në spital.
Truprojat e tij apo studente të reja ktheheshin në dëfrimin e Gedafit, pas konsumimit të disa kokrrave Viagra.
Sipas kuzhinierit, oreksi seksual i Gedafit nuk njihte të ngopur. Ai përdorte një lloj preparati që zgjeronte përmasat e organit të tij seksual, gjë që u shkaktonte plagë të brendshme femrave që kryenin marrëdhënie me të, saqë ato dërgoheshin menjëherë në spital. Gedafi konsumonte Viagra si të ishin karamele dhe i hidhte sytë nga truprojat e tij, të cilat i quante infermiere të revolucionit, shprehet kuzhinieri.
Muamar Gedafi kishte një admirim të pamasë edhe për ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Kondoleza Rajs, albume me foto të të cilës mbante në rezidencën e tij.