"Sulmet e reja të dezerterëve të armatës mbi forcat e regjimit shfaqën rrezik që përleshjet të shndërrohen në luftë qytetare. Ky është momenti kur duhet të ndërpritet masakra dhe në të është e rëndësishme iniciativa arabe", theksoi Davutoglu.
Shefi i diplomacisë turke Ahmet Davutoglu sot paralajmëroi se përleshja në Siri ka mundësi të rritet në luftë qytetare, që do të ketë pasoja edhe në rajonin.
"Sulmet e reja të dezerterëve të armatës mbi forcat e regjimit shfaqën rrezik që përleshjet të shndërrohen në luftë qytetare. Ky është momenti kur duhet të ndërpritet masakra dhe në të është e rëndësishme iniciativa arabe", theksoi Davutoglu.
Ai theksoi se Turqia do ta ndihmojë Këshillin kombëtar kalimtar, i cili deri më tani nuk është i pranuar nga asnjë vend. Këshilli paraprakisht kërkoi nga Turqi që të hapë port të vetin në Stamboll.
Liga arabe i dha afat prej tre ditësh, i cili nesër skadon, presidentit sirian Bashar al Asad që t'i ndërpresë "represionet e përgjakura" ndaj kundërshtarëve të tyre, ndërsa në të kundërtën do të vendosen sanksione për Sirinë.