E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Është e vërtetë, nuk lexoj. Bëj vetëm një përjashtim për gazetat sportive”, shprehet Lionel Mesi, për të cilin thuhet se libri i vetëm që nisi ta lexojë, por pa e çuar deri në fund, ishte biografia e Diego Armando Maradonës, që e konsideron një mit dhe idhullin e tij të fëmijërisë.
Mesi: Mos mė krahasoni me Maradonėn!







Endi Tufa

Lionel Mesi, futbollisti më i mirë i botës për momentin, veç dhuntive të tij të jashtëzakonshme në futboll, konsiderohet shpesh edhe si një model mjaft i mirë për të gjithë fëmijët që aspirojnë të bëhen futbollistë, por edhe për ata që thjesht janë fansa të këtij sporti.

Kjo për shkak se Lionel Mesi konsiderohet ndër lojtarët me sjelljen më korrekte në fushën e lojës, paçka se këmbët e tij janë më të lakmuarat për t’u goditur nga kundërshtarët për shkak të aftësive dribluese mahnitëse që ka lojtari argjentinas i Barcelonës. Por si çdo njeri, edhe “pleshti” ka një anë të tijën jo të mirë.

Mesit nuk pëlqen të lexojë libra, gjë të cilën e ka deklaruar vetë 24-vjeçari. “Është e vërtetë, nuk lexoj. Bëj vetëm një përjashtim për gazetat sportive”, shprehet Lionel Mesi, për të cilin thuhet se libri i vetëm që nisi ta lexojë, por pa e çuar deri në fund, ishte biografia e Diego Armando Maradonës, që e konsideron një mit dhe idhullin e tij të fëmijërisë.

“Pleshti” nuk pranon të identifikohet me Maradonën duke deklaruar me modesti se Maradona është thjesht i paarritshëm. “Mes të tjerash dua të them që unë dhe Maradona jemi të ndryshëm dhe mënyra sesi ai ka luajtur është ndryshe nga mënyra sesi luaj unë”, u shpreh më tej në një intervistë të gjatë për jetën e tij brenda dhe jashtë fushës së lojës Mesi.

Ylli i madh i futbollit botëror, i cili ka mbushur 8 vite aktivizimi me Barcelonën, ku ka fituar thuajse gjithçka që në moshën 24-vjeçare përfshi këtu edhe dy herë “Topin e Artë” pa llogaritur Ligën spanjolle, Champions League etj.. Ai jeton aktualisht në një vilë të vogël pranë portit të Barcelonës i shoqëruar në kohën më të madhe nga dëshira e tij për të luajtur “play station”. Nuk është pasionant i madh i makinave dhe pëlqen shumë Milanon për kuzhinën dhe sallonet e modës.

E nuk mbaron këtu. Lionel Mesi e frekuenton shumë pak jetën e natës pasi urren i diskotekat, si dhe nuk e pëlqen aspak kinemanë. Thënë ndryshe, një model krejt i veçantë i futbollistëve milionerë, të cilët i sheh shpesh në faqet e para të gazetave për bëmat e tyre jashtë fushës së lojës.

Publikuar: 18.11.2011 | 15:36
Lexuar: 1039 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime