Ministri Bejta e informoi ambasadorin e SHBA-së për aktivitet të cilat e ka ndërmarrë dhe do ti ndërmerr Ministria e Vetëqeverisjes Lokale për realizimin sa më të suksesshëm të procesit të decentralizimit dhe për ndihmën që shteti amerikan e ka dhënë gjatë kësaj periudhe për realizimin e këtij procesi.
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale z. Nevzat Bejta zhvilloi takim me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni z. Pol Uolers. z. Bejta dhe z. Uolers bisedën e tyre e fokusuan në realizimin e procesit të decentralizimit dhe në bartjen e kompetencave nga pushteti qendror në atë lokale.
Ministri Bejta e informoi ambasadorin e SHBA-së për aktivitet të cilat e ka ndërmarrë dhe do ti ndërmerr Ministria e Vetëqeverisjes Lokale për realizimin sa më të suksesshëm të procesit të decentralizimit dhe për ndihmën që shteti amerikan e ka dhënë gjatë kësaj periudhe për realizimin e këtij procesi.
Shpreha mirënjohjet e mia për popullin dhe shtetin amerikan të cilët kanë investuar mbi 40 milion dollar deri më tani për realizimin sa më të mirë të procesit të decentralizimit. E falënderova z. Uolers për kontributin dhe mbështetjen që e ka dhënë SHBA-ja për zhvillimin e decentralizimit.
Gjithashtu e falënderova ambasadorin për investimet dhe për përmirësimin e kushteve në arsim dhe për reformat që janë bërë në vendin tonë.
E informova ambasadorin për hapat që janë ndërmarrë dhe i thash se kjo ministri është bartëse e procesit të decentralizimit dhe e programit IPA për bashkëpunim ndërkufitar. Decentralizimi është shtylla kryesore e Marrëveshjes së Ohrit, shtyllë kryesore për zhvillimin e shoqërisë dhe proceseve demokratike në vend, tha ministri Bejta
Ambasadori i SHBA-së z. Pol Uolers tha se Ministria e Vetëqeverisjes Lokale është ministri kyçe sepse është e lidhur me problematikat e qytetarëve. Ai shprehu kënaqësinë e tij për ndihmën që shteti amerikan e ka dhënë dhe tha se do të vazhdoje bashkëpunimi i mirë edhe në të ardhmen. z. Uolers u interesua për hapat që janë ndërmarrë deri më tani në procesin e bartjes së kompetencave nga pushteti qendror në atë lokal, për implementimin e decentralizimit, për të drejtën për të menaxhuar komunat me tokat ndërtimore shtetërore për atë se sa komunat janë të përgatitura në këtë drejtim dhe për tema tjera.