E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gjenerata e këtij viti dhe vitit të ardhshëm shkollor si deri më tani do të testohen në dy lëndë ekterne - gjuhë amtare dhe literaturë si i obligueshëm dhe për përzgjedhje - matematikë ose gjuhë të huaj, ose filozofi ose estetikë për shkollat e artit.
Gjenerata e kėtij viti dhe vitit tė ardhshėm shkollor si deri mė tani do tė testohen nė dy lėndė ekterne - gjuhė amtare dhe literaturė si i obligueshėm dhe pėr pėrzgjedhje - matematikė ose gjuhė tė huaj, ose filozofi ose estetikė pėr shkollat e artit.









- Prej vitit shkollor 2013/2014 maturantët do të hyjnë në provim në katër lëndë eksterne të maturës shtetërore, informoi sot në pres-konferencë ministri i Arsimit dhe Shkencës Pançe Kralev.

Gjenerata e këtij viti dhe vitit të ardhshëm shkollor si deri më tani do të testohen në dy lëndë ekterne - gjuhë amtare dhe literaturë si i obligueshëm dhe për përzgjedhje - matematikë ose gjuhë të huaj, ose filozofi ose estetikë për shkollat e artit.

Me lëndët eksterne shtesë do të hiqen dy internet përmes së cilave maturantët vlerësohen nga mësimdhënësit e tyre të lëndës. Teste eksterne ose nga jashtë i vlerëson Qendra për provim shtetëror (QPSH).

Ministri Kralev tha se në konsultime me QPSH-në me Byronë për zhvillim të arsimit do të vendoset se cilat lëndë të reja do të jenë eksterne dhe si do të testohen.

Theksoi se herët po e paralajmëron këtë lajm për nxënësit e shkollave të mesme të cilët tani janë në vitin e dytë që të kenë mjaft një periudhë të gjatë për përgatitjen e maturës shtetërore me një numër të rritur të lëndëve.

"Dëshirojmë që nxënësit të fokusohen në lëndët që do të jenë bazë e mirë e arsimit të lartë që pastaj do ta zgjedhin. Me dy lëndët shtesë eksterne do të përmblidhen nevojat për testim të njohurive të fituara në arsimin e mesëm", tha Kralev.

Sistemi elektronik që përgatitet për testim ekstern të të gjithë nxënësve në fund të vitit do të implementohet dhe për zbatimin e maturës shtetërore. Sistemi ëshët ende në përgatitje dhe funksionimi teknik i tij do të kontrollohet në testim të provuar ekstern.

Matura shtetërore e sivjetmë si deri më tani do të mbahet në fillim të muajit qershor.

Publikuar: 18.11.2011 | 18:50
Lexuar: 349 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime