Turqia i ka premtuar Kosovës mbështetje në fushatën e shtetit të ri për të marrë sa më shumë njohje nga vendet arabe. Kryetari i Asamblesë së Madhe të Turqisë, Koksal Toptan, gjatë vizitës që po bën në Kosovë, u shpreh se i tërë lidershipi i Ankarasë është gjithmonë në veprim gjatë takimeve që zhvillon me drejtues të shteteve që nuk e kanë njohur ende Kosovën.

Ai ka marrë falënderime nga liderët e Kosovës për këtë mbështetje. Turqia është shteti që ka njohur ndër të parat pavarësinë e Kosovës, pa kaluar as 24 orë nga shpallja e saj më 17 shkurt të vitit të kaluar, ndërsa pak muaj më parë ka marrë vendim për ta hequr regjimin e vizave për të gjithë shtetasit e Kosovës.
Është e rëndësishme që Presidenti i Turqisë, Kryeministri, unë, apo ministrat tjerë, në takimet ndërkombëtare në të gjitha platformat i vejmë theks çështjes së Kosovës dhe njohjes së saj. Por u sugjeroj miqve të mi kosovarë që të mos preokupohen shumë me këtë çështje sepse pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, porositi Koksal Toptan, Kryetar i Asamblesë së Madhe të Turqisë.
E them gjithmonë se Turqia ka qenë një krah i fortë me mbështetje edhe në kohën e luftës për ekzistencë dhe pavarësi prandaj ne do të vazhdojmë dhe do të shpejtojmë edhe në kualitete të reja, tha presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu.