E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Duke nisur nga merkato amerikanojugore, ajo ka shumë se çfarë të ofrojë. Përveç emrave si Neymar, Ganso e Casimiro, të vendosur prej kohësh në qendër të merkatos, talente si Rincon, Velazquez apo Lopez kanë shumë për të ofruar.
Merkato, tė gjithė talentet qė ndjekin gjigantėt










Me janarin dhe rihapjen e merkatos që po afron tek portat, skuadrat europiane të futbollit janë duke planifikuar goditjet e tyre të mëdha, ku në qendër të vëmendjes qëndrojnë talentet në Europë dhe përtej saj.

Duke nisur nga merkato amerikanojugore, ajo ka shumë se çfarë të ofrojë. Përveç emrave si Neymar, Ganso e Casimiro, të vendosur prej kohësh në qendër të merkatos, talente si Rincon, Velazquez apo Lopez kanë shumë për të ofruar.

23-vjeçar, Rincon konsiderohet një talent i pjekur dhe që i ofron mesfushës shumë muskujt. Braziliani duket gati për të bërë hapin e madh në Europë, ashtu si Velezquez, qendërmbrojtësi i Independientes në Argjentinë. 20 vjeç, ai konsiderohet se ka një të ardhme të sigurt në përfaqësuesen e vendit të tij. Lisandro Lopez, një tjetër talent argjentinas i Arsenal Sarandit, pritet të vendoset edhe ai në qendër të vëmendjes së klubeve europiane.

Megjithatë, ndryshe nga sezonet e tjera, është merkatoja europiane ajo që ka shumë se çfarë të ofrojë për momentin. Mbrojtësi i krahut të djathtë, 23-vjeçari Van der Wiel i Ajax, është midis më të lakuarve për një kalim në një klub të madh. Në Holandë është duke vëzhguar edhe Interi, që po ndjek nga pranë Strootman të PSV-së.

Yjet e vërtetë të momentit i ka Bundesliga gjermane. Hummels, Aogo, Gotze, Reus e Schurle, të gjithë të shumëkërkuar nga disa prej klubeve më të mëdha botërore. Merkatoja franceze, ka gjithashtu shumë se çfarë të ofrojë.

19-vjeçar, gabonezi Alhassan konsiderohet gjerësisht si një Balotelli i ri. Sakho (PSG), M’Vila (Rennes), Gonalons (Lyon) e Hazard (Lille), pretendohen gjithashtu sidomos nga klubet e mëdha italiane.

Së fundmi, edhe disa talente lindorë mund të shndërrohen në protagonistë të merkatos. Slloveni Matavz, aktualisht tek PSV, mbetet ylli më i shndritshëm i këtij blloku.

Publikuar: 19.11.2011 | 10:04
Lexuar: 412 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime