E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kështu bën të ditur një gazetë lokale. Breivik i tha policisë së kishte mësuar përmendësh një fjalim për ta lexuar para se t’i ekzekutonte ata, shkruan tabloidi “VG”.
Breivik: Kohė e pamjaftueshme, do vrisja dhe tre politikanė






Personi që ka pranuar vrasjen e 77 personave në muajin korrik në Norvegji, Anders Behring Breivik, kishte në plan të vriste tre liderë të Partisë Laburiste në pushtet.

Kështu bën të ditur një gazetë lokale. Breivik i tha policisë së kishte mësuar përmendësh një fjalim për ta lexuar para se t’i ekzekutonte ata, shkruan tabloidi “VG”.

Asnjë nga tre liderët, Gro Harlem Brundtland, Jonas Gahr Stoere dhe Eskil Pedersen, mbeti i lënduar nga sulmet e atentatorit. Policia po heton ndërkohë rrjedhjen e deklaratave të bëra nga Breivik gjatë marrjes në pyetjeve nga agjentët.

Më herët u raportua se i riu kishte ndërmend të vriste persona të caktuar, por kjo dyshohet se do të bëhej sapo ata të identifikoheshin.

Breivik ka pranuar se, teksa ishte veshur si oficer policie, kishte vendosur një makinë-bombë që shpërtheu pranë zyrave të qeverisë në kryeqytetin Oslo, që vrau tetë persona.

Më pas ai u drejtua për në ishullin Utoja, ku lëvizja rinore e Partisë Laburiste po zhvillonte një tubim veror dhe qëlloi për vdekje 69 persona.

Sulmet e tij, të cilat autori i argumentoi si “të nevojshme” për të mbrojtur Norvegjinë dhe Evropën nga myslimanizmi dhe multikultura, lanë edhe 151 të plagosur.

Gjyqi ndaj Breivik, i cili në mesazhet e tij në rrjetet sociale kishte shprehur edhe prirje anti-shqiptare, nisi të hënën më 14 nëntor.

Publikuar: 19.11.2011 | 10:08
Lexuar: 581 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
Blerimi (19/11/2011 12:42:27) Po kshtu ndodh kur e ka kryqin e pranon vrasjen edhe prap tregon se ka dasht te vras ,Paramendo sikur te ishte Musliman do ta merr vesh bota mbar ,nese nuk i ipet gjygji i meritur kti personi Oslo dot ket edhe shum vrasje nga kriminel kryqali e qe quajn veten te pafajshum, Ket person e kisha dergu ne duart e Alkaides ata kan gjyq per ko persona qe e quajn veten anti Musliman.

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime