Edhe pse ajo për herë të parë po merr pjesë në këtë eveniment, qëllimi i saj i vetëm nuk është rrëmbimi i ndonjë çmimi, por interpretimi dhe duartrokitja e publiku. Me këtë paraqitje timen kam dashur ta përçoj tek publiku një këngë të bukur, të kem duartrokitjet e tyre dhe në një mënyrë edhe ta promovoj këngën.
Ti mos u kthe është kënga me të cilën Adelina Tahiri për herë të parë performoi në festivalin Kënga Magjike 2011. Ajo është shfaqur në natën e dytë mjaftë bukur, me një stil mjaftë tërheqës, por edhe kënga është duartrokitur mjaftë shumë nga publiku.
Edhe pse ajo për herë të parë po merr pjesë në këtë eveniment, qëllimi i saj i vetëm nuk është rrëmbimi i ndonjë çmimi, por interpretimi dhe duartrokitja e publiku. Me këtë paraqitje timen kam dashur ta përçoj tek publiku një këngë të bukur, të kem duartrokitjet e tyre dhe në një mënyrë edhe ta promovoj këngën.
Ndërsa sa i përket çmimeve nuk çojnë peshë të madhe për mua. E rëndësishme është pjesëmarrja të dukem bukur dhe të paraqitem sa më denjësisht, ka thënë ajo për Zëri. Adelina për këtë fundvit paralajmëron edhe një projekt të ri muzikor për të cilën do të flas më vonë. Ajo shpreson që suksesi i saj në karrierën muzikore të vazhdojë edhe më tej.