E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Për këtë agjenci, ajo ka sfiluar me koleksionin më të ri të fustaneve, dhe pasi u futëm të hulumtojmë se çfarë ka punuar më saktësisht Marigona, hasëm vështirësi për të gjetur emrin e saj.
Marigona Dragusha ndryshon emrin nė Francė, Gona i tingėllon mė “trendy”






Sfilon në Amerikë, por shpesh ndodhet edhe në Europë. Agjenci të ndryshme të modës interesohen për supermodelen e njohur, Marigona Dragusha. Madje, për nevoja të një agjencie franceze apo nga vetë dëshira e saj, kosovarja e njohur ka ndryshuar edhe emrin duke e kthyer shkurt Gona Dragusha.

Për këtë agjenci, ajo ka sfiluar me koleksionin më të ri të fustaneve, dhe pasi u futëm të hulumtojmë se çfarë ka punuar më saktësisht Marigona, hasëm vështirësi për të gjetur emrin e saj.

Lista e modeleve ishte shumë e madhe dhe ne direkt shkuam te lista e modeleve që fillon me “M”, kurse aty nuk gjetëm asgjë. Menduam se mos është ndonjë “trik” nga ana e Dragushës, sa për të qenë në qendër të vëmendjes, por më pas na shkoi mendja dhe kërkuam tek shkronja “G”, ku gjetëm dhe profilin e saj.

Po për çfarë arsye ka ndryshuar emrin Marigona në këtë rast, nuk e kuptuam, por me siguri asaj i ka tingëlluar me më shumë konotacion për vendin ku po jeton. Marigona korri një sukses të madh në “Miss Universe” dhe emri i saj u promovua shumë. Por tani duhet të mësohemi që kur na duhen info për të, ta kërkojmë thjesht me emrin Gona.

Publikuar: 19.11.2011 | 20:57
Lexuar: 600 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime