E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Islami në Evropë ndërmjet realitetit dhe ksenofobisë”, ishte tema e Konferencën të organizuar nga OH El Hilal në bashkëpunim me Fondacionin EMU nga Gjermania të mbajtur ditë më parë në Mavrovë.
Kontributi i organizatave  joqeveritare nė ndėrtimin e njė realiteti tė ri shoqėror-politik










Koferencë njëditore e organizuar nga OH El Hilal dhe Fondacionin EMU nga Gjermania.


Sadije Aliti


“Islami në Evropë ndërmjet realitetit dhe ksenofobisë”, ishte tema e Konferencën të organizuar nga OH El Hilal në bashkëpunim me Fondacionin EMU nga Gjermania të mbajtur ditë më parë në Mavrovë.

Kryetari i OH El Hilal, Behixhudin Shehapi në fjalën e tij theksoi se “Republika e Maqedonisë si një shtet multikulturor dhe multikonfesional, është para një sfide të madhe që ta mbajë dhe vazhdimisht ta pasurojë kapacitetin e prodhimit të saj kulturor dhe menaxhimit të trashëgimisë universale kulturore. Si një shtet i vogël për nga numri dhe resurseve klasike për zhvillim, vendi, pa dyshim, doemos duhet të orientohet kah format alternative të zhvillimit. Roli i sektorit joqeveritar në këtë aspekt është i madh”.

Sipas Shehapit niveli i modelit pluralist të qenies shoqërore, po qe se shikohet nga ana teknike, është më se i kënaqshëm, në këtë kontekst, organizatat joqeveritare janë aty dhe janë pjesë e përditshmërisë sonë, por gjithsesi, mbetet çështja e dhembshme për dimensionin cilësor të funksionimit të tyre dhe gjithsesi kontributit të tyre në ndërtimin e një realiteti të ri shoqëror-politik, sidomos pas marrëveshjes kornizë, e cila do të jetë kompatibile me vizionin qytetar euroatlantik për zhvillim të integruar.

Në këtë konferencë u shtjelluan tema me përmbajtje interesante ku temën boshte të koneferëncës “Islami në Evropë ndërmjet realitetit dhe ksenofobisë”, e ligjëroi Ebu Bekir Rieger. Ai prezentoi pozitën e muslimanëve evropjan duke vënë në pah dallimet e muslimanëve tradioconal, ata që riten në teritore islamike dhe të atyre që e kanë pranuar më vonë besimin islam.

“Identiteti i njeriut është gjuha, ai që flet gjuhë evropjane është evropjan, dhe ka identitet evropjan”-theksoi Ebu Bekir Rieger

Lligjërues Dr. Rizvan Sulejmani paraqiti një pasqyrë të ngajrjeve në Maqedoni ku gërshetohen kulturat dhe besimet e ndrsyhme fetare, si dhe rëndësia e veprimit të tyre në ndërtimin e një shoqërie multietnike. Në tëmën “Roli i sektorit të OJQ në respektimin e dallimeve kulturore dhe fetare, si dhe eliminimi i stereotipeve”, ligjëruan dr. Ali Pajziti dhe Aleksandar Krzhallovski.

Pasio një diskutim me ligjërueist dhe mysafirët ku pati një interesim të madh me pyteje që kishin të bëjën me tamatikat e preznetuara. Njëherit kjo konferencë miroatoi edhe disa konkluaza.

Mysafirët nga Fondacionin EMU nga Gjermania dhe Spanja: Ebu Bekir (Andreas) Rieger, Malik (Seval) Sezgin dhe Ahmed Bermejo, qëndruan edhe për disa ditë në Maqedoni ku janw vizituar disa objekte kulturo-historike të shoqëruar nga udhëheqësia e OH El Hilal.
Pjesmaresit

Publikuar: 07.07.2009 | 01:43
Lexuar: 1031 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime