E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në këtë mënyrë katalonasit janë barazuar në krye të tabelës me Real Madridin me nga 28 pikë, por madrilenët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
Barcelona “demolon” Saragozėn










Futbollistët e Barcelonës kanë shënuar fitore të rëndësishme në luftën për kreun e tabelës kundër Saragozës me rezultat 4:0 dhe mbetet ekipi i vetëm pa asnjë disfatë në La Liga.

Në këtë mënyrë katalonasit janë barazuar në krye të tabelës me Real Madridin me nga 28 pikë, por madrilenët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Serinë e golave në këtë takim për skuadrën vendëse e filloi Pike në minutën 18, ndërsa rezultatin në 2:0 e ngriti lojtari më i mirë në botë, Lionel Mesi dy minuta para përfundimit të pjesës së parë.

Loja e shkëlqyeshme e të përzgjedhurve të Pepe Guardiola vazhdoi edhe në 45 minutat e dyta, ku katalonasit shënuan edhe dy herë përmes Pujol në minutën 54 dhe David Vilës në minutën 75.

Në finish të takimit Kuenka i Barçës ka mundur të shënojë edhe golin e pestë, pas depërtimit të Mesi, por goditja e tij ishte e pasaktë.

Real Madrid sonte luan si mysafir kundër Valencisë, e renditet në vendin e tretë me 24 pikë dhe pa dyshim kjo do të jetë një sprovë e vështirë për të përzgjedhurit e Hoze Murinjos në garën për vendin e parë.

Publikuar: 20.11.2011 | 10:03
Lexuar: 262 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime