Lord Sacks, i cili përfaqëson 300 mijë hebrenj në Britani, tha se reklamat e kanë bërë individin më të vetëdijshëm për atë që nuk ka, në vend që të ndjehet mirë për atë që ka. Sacks tha se kultura ku njeriu shqetësohet vetëm për veten nuk e ka të gjatë.
Shefi i rabinëve në Britaninë e Madhe ndërmori një sulm të fortë ndaj ish- themeluesit të Apple, Steve Jobs, duke thënë se ai ka ndihmuar në krijimin e një kulture egoiste të konsumit, që ka sjellë vetëm pakënaqësi.
Lord Sacks, i cili përfaqëson 300 mijë hebrenj në Britani, tha se reklamat e kanë bërë individin më të vetëdijshëm për atë që nuk ka, në vend që të ndjehet mirë për atë që ka. Sacks tha se kultura ku njeriu shqetësohet vetëm për veten nuk e ka të gjatë.
Liderët fetarë kanë hedhur shpesh akuza të tilla, por pa iu drejtuar një individi në mënyrë të veçantë.
Steve Jobs zbriti nga malet me dy tableta, iPad 1 dhe iPad 2, dhe tani si rezultat kemi një kulturë të iPod, iPhone, iTune, i,i,i, tha Sacks, duke bërë ironi me përdorimin e i, që në shqip përkthehet unë.