E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Lobuesit hebrenj kishin përmbytur Shtëpinë e Bardhë me ankesa se ajo nuk po tregohej aktive për çështjen. Edhe Ministri i Jashtëm izraelit kishte kërkuar ndihmë. Ndërkohë, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, Leonard Garment, i kërkoi ndihmë Kissinger-it.
Henry Kissinger: Nuk ka mė bastardė egoistė se hebrenjtė






Një dokument i publikuar së fundmi tregon se këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Henry Kissinger, ishte shprehur se hebrenjtë janë bastardë egoistë. Komentet e tij u bënë në vitin 1972, kur hebrenjtë po lobonin fort për vëllezërit e tyre në Bashkimin Sovjetik, të cilëve iu kërkoheshin pagesa për leje- largimi.

Lobuesit hebrenj kishin përmbytur Shtëpinë e Bardhë me ankesa se ajo nuk po tregohej aktive për çështjen. Edhe Ministri i Jashtëm izraelit kishte kërkuar ndihmë. Ndërkohë, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, Leonard Garment, i kërkoi ndihmë Kissinger-it.

“A ke parë njerëz më egoistë se këta hebrenjtë,” i kishte thënë Kissinger, që në atë kohë ishte zëvendës/këshilltar për sigurinë kombëtare. “Nuk ka asnjë tjetër në botë,” ishte përgjigjur Garment, në një dokument të transkriptuar së fundmi nga Departamenti i Shtetit. “Çfarë kujtojnë se po bëjnë? Atyre bastardëve nuk u thua dot asgjë sepse menjëherë të spiunojnë,” kishte thënë Kissinger.

Ironia në këtë mes është se Kissinger dhe Garment janë të dy hebrenj.

Publikuar: 20.11.2011 | 11:44
Lexuar: 344 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime