E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Të dielën Spanja shkon në zgjedhje, për shkak të zhytjes së saj në një krizë të rëndë ekonomike. Sondazhet shpallin humbjen e socialistëve dhe fitoren e popullorëve. “Jo” abortit dhe martesave të homoseksualëve, shkurtime në sektorin e shëndetësisë dhe arsimit publik: kështu e djathta do ta ndryshojë vendin. Në Malaga, fjalimi i fundit i kryeministrit. Duhet shmangur dështimi i shtetit.
Ndryshimi pas Zapateros











Zapatero do të jetë vetëm për pak kohë, dhe kjo është një mrekulli. Përballë katastrofës së socialistëve në sondazhe (15 pikë më pak se kundërshtarët e qendrës së djathtë), pasardhësi i tij dhe kandidati i Partisë Socialiste të Spanjës, Alfredo Rubalcaba, e ka lejuar edhe një herë të shfaqet para një turme militantësh në pallatin e kongreseve të Malagas, në Andaluzi, ish-“rezervuarin e madh” të votave të socialistëve. Pjesën tjetër të fushatës elektorale, Rubalcaba ia ka kushtuar largimit të Zapateros, a thua se ishte fajtori kryesor për atë që është cilësuar si disfata më e madhe e të majtës spanjolle në 30 vjet demokraci. Nuk do të ketë më as tubime së bashku apo angazhime të tjera për atë që është ende sekretar i Partisë Socialiste dhe kryetar i qeverisë, në një fushatë kushtuar bashkimit të Rubalcabas me fisnikët e kohërave të kaluara, me Felipe Gonzalez dhe Alfonso Guerra, dyshen e heronjve të viteve ‘80.

Pas diktaturës, Spanja hyri në Europë dhe përjetoi një epokë të shkëlqyer modernizmi si nga ana sociale, ashtu edhe ekonomike. Edhe këtë herë socialistët po përpiqen t’u rikthejnë besimin spanjollëve tek ata, ose së paku të parandalojnë që rivalët e qendrës së djathtë të fitojnë shumicën absolute të vendeve në Dhomën e Deputetëve (176). Natyrisht që Zapatero nuk do të jetë pjesë e kësaj nisme, sepse ai është tersi i socialistëve. Megjithatë, kjo turmë militantësh e do akoma dhe emocionohet kur “Bambi” ngrihet në këmbë dhe flet për të mbrojtur veten e tij, që është në prag të “perëndimit”, njësoj sikur të ishte para Këshillit të Madh të Inkuizicionit. “E patë që nuk ishte i gjithë faji im?” - thotë Zapatero. Pavarësisht fitores së njoftuar të qendrës së djathtë, ish-kryeministri spanjoll përpiqet të kapet te 500 pikëshi dhe interesi që shteti duhet të paguajë për obligacionet për dhjetë vjet, të cilat e tejkalojnë 7%. Ai buzëqesh dhe duket sikur po i uron kundërshtarit të qendrës së djathtë, Mariano Rajoy, që të zhytet kokë e këmbë në krizë njësoj siç i ndodhi atij. Pastaj kthehet dhe tregon se cilat do të jenë idetë udhëzuese të socialistëve, përsëritur pak më parë nga vetë Rubalcaba. Kjo është edhe faza e fundit e fushatës: paketa e shkurtimeve “të gjakut dhe lotëve” që kundërshtari Rajoy do ta mbajë të fshehur. “Ne jemi të vetmit që mund të mbrojmë interesat e të gjithë spanjollëve, sepse e djathta do të kujdeset vetëm për gjërat e veta dhe nëse fiton, lamtumirë të drejtave dhe Welfare-it”, - thotë Zapatero.

Ashtu si kushdo që e di se e ka fitoren në xhep, gjatë këtyre javëve Rajoy ka folur shumë pak se çfarë do të bëjë pasi të zgjidhet në krye të qeverisë, për të përmbushur kërkesat e Brukselit (dhe të tregut), si dhe për uljen e borxhit. Por privatisht, disa prej këshilltarëve të tij nuk e fshehin nevojën, në vitin 2012, për një manovër prej 30 miliardë eurosh për të shkurtuar bilancin që do të ketë efekte negative në papunësi (është mbi 20%), do të godasë arsimin publik dhe shëndetësinë.

Pavarësisht kësaj, parashikimet vazhdojnë të jenë të pamëshirshme ndaj socialistëve, a thua se spanjollët shpresonin se do të ishte i mjaftueshëm një ndryshim qeverie për të zbutur krizën, apo që dëshironin dikë tjetër për të drejtuar vendin e zhytur në krizë. Në fakt, sipas ekspertëve, nuk do të jetë vetëm dështimi i së majtës që do t’i ndëshkojë socialistët. Sepse më shumë se një milion zgjedhës (rreth 10%) që votuan Zapateron në vitin 2008, tani janë hedhur nga e djathta, ndërkohë që një milion të tjerë do të shkojnë për të forcuar linjën e dobët të “Izquierda Unida”, koalicioni neo-komunist i majtë i Partisë Socialiste. Rezultati përfundimtar, plus ata që nuk do të votojnë Partinë Socialiste të Spanjës, por do të abstenojnë (si të indinjuarit e majit), mund të jetë një tërmet që do t’i shembë socialistët, të cilët nga 11 milionë që kanë qenë para tri vjetësh, janë katandisur në 7 milionë, pra 30% më pak. Kjo është periudha më e keqe në historinë e partisë. Se si kjo gjë arriti t’i ndodhte një prej udhëheqësve më të mirë spanjollë, është dhe do vazhdojë të mbetet mister. Të gjithë mendojnë se Zapatero filloi të humbiste besueshmëri te qytetarët në fillim të majit të vitit 2010, pasi e mohoi për muaj të tërë krizën ekonomike dhe përdori një paketë kundër recesionit që shkurtonte pagat shtetërore, linte të palëvizura (ngrinte) pensionet dhe i bënte më të lehta shkarkimet nga puna.

Në Malaga, militantët e PSE-së e duartrokasin fort Zapateron dhe duket sikur e pyesin: “përse bëri që kriza të godiste vetëm të varfrit dhe jo të pasurit. Ata do kishin preferuar të prekeshin më shumë të pasurit”. Si njeriu që reflekton pozitivitet, në mandatin e parë të Zapateros, papunësia ishte në nivelin minimal (nën 7%) dhe PBB “fluturonte”; tani u bë njeriu i rekordeve negative, si një fotografi bardhezi e vjetruar. Pasi rikrijoi Partinë Socialiste dhe gjunjëzoi të djathtën e pathyeshme të viteve të Aznarit, Zapatero e çoi të majtën spanjolle nën sytë e reformatorëve të të gjithë Europës, duke ndërmarrë një sërë ligjesh revolucionare: nga aborti i lirë te mbrojtja e barazisë shoqërore mes meshkujve dhe femrave, nga divorci i shpejtë te vetëvrasjet për familjet me aftësi të kufizuara, nga martesat e homoseksualëve te rregullimi i emigrantëve dhe ligji për krimet e harruara dhe të pandëshkuara të diktaturës frankiste.

“Zapatero është një burrë largpamës dhe si i tillë duhet të ketë mbështetjen e të gjithëve ne. Vetëm ata që nuk duan të shohin nuk e përkrahin punën e tij”, thotë një prej militantëve që bëhet gati për ta duartrokitur. “Ndoshta ky është çmimi që duhet të paguajmë. Me të kemi bërë shumë hapa përpara në emër të laicizmit në këtë vend”, - përfundon ai.

Natyrisht që Zap e pranoi ftesën e Rubalcabas për të ruajtur imazhin e tij në kujtimet e të gjithë mbështetësve. Tani do të vijë Rajoy dhe do të fshijë diçka. Me siguri ligjin e fundit për abortin, lideri i qendrës së djathtë ia detyron një kishe tepër aktive në favorin e tij. Ndoshta edhe divorcin e shpejtë dhe martesat e homoseksualëve. Nga ana tjetër, skenari ekonomik është aq dramatik, saqë nuk do të ketë kohë as për detajet. Përveç etikës dhe laicizmit, më e rëndësishmja është shmangia e dështimit të shtetit. Sot dhe nesër, si një politikan që duhet të fitojë përvojë, Zapatero do të shkojë në dy provinca, ku ka rrezik që socialistët të mos zgjedhin asnjërin nga deputetët, Avila dhe Soria. Ky duket si ndëshkimi i fundit, megjithatë Zapatero shpreson që në të ardhmen të mbetet te panteoni i të mëdhenjve, pranë Gonzalez dhe Guerras.

Publikuar: 20.11.2011 | 11:50
Lexuar: 368 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime