Shpërthimet janë dëgjuar para agimit, në zonën Mazra, ndërsa sipas raporteve të para nuk ka të lënduar e as dëme materiale, thekson Komiteti opozitar lokal i koordinuar sirian.
Të paktën dy granata dore herët në mëngjes janë gjuajtur në selinë e Partisë qeveritare BAAS në qendër të Damaskut, vetëm disa orë pas skadimit të afatit të cilin Liga Arabe ia dha autoriteteve të vendit që t'i ndërprejnë përleshjet e përgjakshme me demonstruesit.
Shpërthimet janë dëgjuar para agimit, në zonën Mazra, ndërsa sipas raporteve të para nuk ka të lënduar e as dëme materiale, thekson Komiteti opozitar lokal i koordinuar sirian.
Forcat e sigurisë janë shpërndarë rreth sheshit ku gjenet selia e BAAS-it, e cila sipas dëshmitarëve okularë, gjatë kohës së sulmit ka qenë pothuajse e zbrazur.
Përgjegjësinë për sulmin e mori organizata "Armata e lirë siriane", e cila është formuara nga dezertorët e forcave të rregullta të ushtrisë siriane.
Një gazetar i BBC-së raporton se në ndërtesë nuk ka shenja të dëmtimit, por se banorët lokal kanë thënë se gjatë natës ka ardhur deri në shkëmbim të zjarrit. BBC-ja ende thekson se deri te incidenti ka ardhur në kohën kur është aq i madh qëndrimi nga shpërthimi i luftës qytetare në Siri pas trazirave tetë mujore.
Liga Arabe e caktoi ditën e shtunë si afat përfundimtar për ndërprerje të dhunës, dhe në pajtim me planin paqeruajtës kërkoi tërheqjen e ushtarëve nga të gjitha zonat e kapluara me trazira dhe u kërcënua me sanksione përderisa presidenti sirian Bashar al Asad nuk e ndalon dhunën në vend. Por ai thotë se do të vazhdojë të llogaritet me "grupet opozitare" edhe krahas dënimit ndërkombëtar në të cilën u gjet.
"Përleshja do të vazhdojë edhe pse presioni që të nënshtrohet Siria edhe më tej do të jetë i pranishëm. Megjithatë, ju siguroj se Siria nuk do të ulet dhe se do të vazhdojë që t'i kundërshtohet presionit i cili i imponohet", deklaroi Asad për numrin e sotëm të "Sandej tajms".
Asad paralajmëroi se në muajin shkurt ose mars të vitit të ardhshëm do të mbahen zgjedhje kur sirianët do të mund të votojnë për një përbërje të re të parlamentit, e cila do të duhet të sjell një kushtetutë të re, duke përfshirë edhe vendim për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale.