E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Edhe pse nuk donte të tregonte se si do të dukej ajo pavarësi, Ivanoviq ka përsëritur se “kjo ide nuk është larg realitetit”.
Ivanoviq: Pavarėsia e Veriut, ēėshtje ditėsh!?





Deklaratën e Ivanoviqit se serbët në veri të Kosovës mund ta shpallin pavarësinë, analistët e Beogradit e shohin si një manovër taktike. Sipas tyre, kjo ide nuk mund të realizohet, sikur që nuk mund të realizohet edhe ideja që serbëve të Kosovës t’u ndahet nënshtetësia ruse.

Edhe pse nuk donte të tregonte se si do të dukej ajo pavarësi, Ivanoviq ka përsëritur se “kjo ide nuk është larg realitetit”.

“Në Kosovë ka shumë serbë që janë duke menduar në këtë drejtim. Unë tani nuk do të hyj në detaje, sidomos kur mendoj se ideja është e keqe. Me rëndësi është që bashkësia ndërkombëtare ta ndalë presionin mbi serbët e Kosovës, se në të kundërtën shpallja e pavarësisë së Kosovës veriore është çështje ditësh”, ka thënë për “Press” i ashtuquajturi sekretar për Kosovën, Oliver Ivanoviq, transmeton Telegrafi.

Analisti Dejan Vuk Stankoviq thotë se kjo ide është e pazakontë, sepse fillimisht nuk dihet se çfarë pavarësie do ta shpallin ata.

“Nga Serbia apo Kosova? Meqë serbët e Kosovës insistojnë se janë pjesë e Serbisë, atëherë kjo do të thotë shpallja e pavarësisë nga vetvetja. Në anën tjetër, nëse pavarësia shpallet nga Kosova, atëherë dalin se ata po e njohin Kosovën si shtet. Unë nuk besoj se dikush në Beograd është duke menduar në atë drejtim”, ka thënë Stankoviq, duke shtuar se ky veprim nuk është i matur.

Bashkëpunëtori i Institutit të Shkencave Sociale, Nenad Cveticanin, e cilëson si taktike e jo kërcënuese deklaratën e Ivanoviqit.

“Deklaratën e dha në mënyrë të kujdesshme, duke mos insistuar në pavarësinë e veriut të Kosovës, por duke e vënë në dukje këtë mundësi. Ajo duhet të rrisë hapësirën manovruese të serbëve, që bashkësia ndërkombëtare të kuptojë se serbët e Kosovës nuk përjashtojnë mundësinë e tërheqjes së lëvizjeve radikale”, ka thënë ai.

Publikuar: 20.11.2011 | 22:36
Lexuar: 351 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime