E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Për këtë qëllim janë siguruar fondet për ndërtimin e tunelit, për ndërtimin e loteve të superstradës në të dy kahet, nga Tirana deri tek tuneli dhe nga tuneli në drejtim të Elbasanit.
Superstrada Elbasan-Tiranė, banorėt: Do sjellė zhvillim dhe vende pune







Përfundimi i superstradës Elbasan-Tiranë mbetet projekti më i madh në infrastrukturë për shqiptarët për periudhën në vazhdim.

Nisur nga premtimi dhe interesimi i Kryeministrit Berisha, por edhe nga ecuria e punimeve, rruga do të përfundojë brenda vitit 2013.

Për këtë qëllim janë siguruar fondet për ndërtimin e tunelit, për ndërtimin e loteve të superstradës në të dy kahet, nga Tirana deri tek tuneli dhe nga tuneli në drejtim të Elbasanit.

Njëkohësisht me vendim të veçantë të qeverisë kanë përfunduar procedurat dhe janë siguruar edhe fondet për kompensimin e pronarëve pronat e të cilëve preken nga ky projekt.

Ndërtimi i rrugës po shoqërohet edhe nga projekte të tjera të rëndësishme në infrastrukturë. Por ata që po presin me me padurim përfundimin e rrugës janë banorët e zonës nga ku kalon superstrada dhe komunitetit përreth.

Vetë banorët shprehen se rruga do të sjellë zhvillim, vende pune, lulëzim të biznesit, rritjen e vlerës së pasurive. Madje sipas tyre që tani është rritur vlera e tokës dhe e pronave.

Nga ana tjetër, përfundimi i tunelit dhe i rrugës konsiderohen si porta më e madhe e Korridorit të Tetë pasi e kthen Tiranën në një metropol të përbashkët që i lidh me këtë Korridor.

Kështu, impakti është shumë herë më i madh pasi u vjen në shërbim edhe banorëve të Shqipërisë Qendrore, Juglindore dhe Verilindore e më tej vendeve fqinj si Maqedoni, Bullgari, Turqi e vendeve të lindjes sepse lidh tregjet e tyre me perëndimin.

Rruga e standardeve bashkëkohore do të shkurtojë distancën në disa minuta mes dy qyteteve, Elbasanit dhe Tiranës, por edhe largësitë me qytete e zona të tjera të vendit.

Megjithatë nuk përfundon me kaq pasi në projekt janë edhe investime të tjera në infrastrukturë në qarkun e Elbasanit siç janë boshtet që e lidhin këtë qytet dhe korridorin me jugun dhe lindjen.

Publikuar: 20.11.2011 | 22:41
Lexuar: 556 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime