E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryeministri i deritashëm, José Luis Rodríguez Zapatero nuk kandidoi në garën për rizgjedhje, ndërsa sipas mendimit të vëzhguesve për këtë disfatë të socialistëve është meritore gjendja e keqe ekonomike dhe papunësia e lartë mbi 20 për qind.
Konservatorėt fitojnė shumicėn absolute










Sipas të dhënave të numërimit krahasues të televizionit shtetëror spanjoll TVE, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u zhvilluan sot në këtë vend, ka fituar partia konservatore , partia Popullor e Marian Rajoy (në foto).

Parti Popullore në përbërjen e re parlamentare prej 350 deputetëve do të ketë shumicën absolute, përkatësisht 187 ulëse, 33 më shumë se në vitin 2008, kurse socialistët, të cilët ishin në pushtet për shtatë vjet rresht, kanë fituar 109 vende.

Kryeministri i deritashëm, José Luis Rodríguez Zapatero nuk kandidoi në garën për rizgjedhje, ndërsa sipas mendimit të vëzhguesve për këtë disfatë të socialistëve është meritore gjendja e keqe ekonomike dhe papunësia e lartë mbi 20 për qind.

Sipas të dhënave jo zyrtare, pjesëmarrja në votime është diç më e ulët se në zgjedhjet e rregullat të vitit 2008. Sipas raportimeve të medieve spanjolle, deri në orën 18 sot kanë votuar afro 58 për qind e zgjedhësve, derisa para tre vjetëve kjo pjesëmarrje ishte 60 për qind.

Publikuar: 21.11.2011 | 01:22
Lexuar: 516 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime