E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Familja e Jasharit nga fshati Orizarë të Kumanovës dorëzuan eksponate që flasin për trimërinë e Ismet Jashari Kumanova. Uniforma, urdhri “Hero i Kosovës” si dhe flamuri i brigadës së tij u bënë pjesë e muzeut të shqiptarëve të Maqedonisë.
Ismet Jashari- Kumanova pjesė e “Muzet tė lirisė”

Driton Dikena

Uniforma me të cilën ra dëshmorë Ismet Jashari- Kumanova më 26 gusht 1998 në Luzhnicë gjatë konfrontimit me njësitet okupatore serbe si dhe urdhri “Hero i Kosovës” , nënshkruar nga presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu si dhe flamuri i Brigadës 121 “Ismet Jashari-Kumanova”, janë bërë pjesë e “Muzeut të lirisë” në Shkup që nga e hëna e kësaj jave.
Vëllai i dëshmorit legjendar nga Orizara e Kumanovës, Xhemail Jashari si dhe gjenerali i TMK-së, Haxhi Shala, i cili ka luftuar së bashku me Ismet Jasharin u dorëzuan eksponatet që flasin për trimërinë e Komandant Kumanovës, Komisionit për ngritjen e “Muzeut të lirisë”.
Xhemail Jashari shprehu kënaqësinë që Urdhri “Hero i Kosovës” dhënë vëllait të tij për trimërinë e pa shoq treguar në front të luftës nga ana e presidentit Sejdiu, do të bëhet pjesë e muzeut të parë shqiptarë në Shkup.
Këto eksponate të vëllait tim Ismetit, do të bëhet pjesë e këtij muzeu, theksoi Xhemali duke falënderuar kryetarin e Komunës së Çairit Izet Mexhiti për hapin që ka marrë të hapë këtë muze.
Ai bëri të ditur se me këto eksponate të dorëzuara sot nuk do të përfundoj sepse ai ka edhe shumë dokumente të tjera që flasin për aktivitetin patriotik jo vetëm të vëllait të tij Ismetit por edhe të familjes Jashari nga Orizarja e Kumanovës që shekuj të tërë ka qenë bartëse e të arriturave të shqiptarëve.
Një pjesë të eksponateve që i kisha fshehur gjatë konfliktit të vitit 2001 një predhë i shkatërroi por përsëri kanë mbetur edhe disa të tjera, tha mes tjerash Xhemail Jashari.
Edhe Haxhi Shala, bashkëluftëtarë i Ismet Jasharit, theksoi se ideja e ndërtimit të këtij muzeu është një ide e shkëlqyeshme ngase gjeneratat që do të vinë më pas do të mësojnë për veprat tonë që po lejmë tani.
Komandat Topi bëri të ditur se dorëzon uniformën e Ismet Jasharit të cilën e ka mbajtur veshur në momentin kur ka ra dëshmorë në datën 26 gusht 1998 si dhe flamurin e Brigadës 121 me po të njëjtin emër.
I ruaj këto eksponate që nga viti 1998. Mu bë qejfi që tani këto do të jenë pjesë e këtij muzeu sepse do të mbesin të pa vdekura, theksoi Komandat Topi duke shtuar se Ismeti është këtu me veprën e tij, luftën e tij, respektin qe kanë shqiptarët dhe krenohemi se e kemi pas një bashkëluftëtar të tillë.
Sipas tij një komb që ka heronj është komb i nderuar sepse ka pasur bij dhe bija të cilët kanë qenë të gatshëm të sakrifikojnë jetën e tyre për një jetë më të mirë për popullin e tyre dhe ky është mesazhi që i bëhet nderimi, atyre të cilëve u përkulemi përjetësisht ngase e kemi obligim ndaj amanetit të tyre.
Kryetari i Komisionit për ngritjen e muzeut, Skënder Asani falënderoi për kontributin që dhanë familja Jashari në pasurimin e Muzeut të lirisë ndërsa bëri të ditur se është dorëzuar edhe një fotografi e vitit 1912 e cila paraqet luftën e shqiptarëve për çlirimin e Shkupit. Fotografia është dorëzuar nga Emin Limani nga Shkupi.




Publikuar: 21.10.2008 | 00:08
Lexuar: 2395 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
burhan haziri nga gjilani (24/09/2009 03:45:45) ismet jashari eshte personi me i popullarizuari ne kosov .ai dha nje kontribut te mall per popllin shqipetar e ne veqanti per popullin e kosovar.Ai ishte nje nder komandantet me te spikatur te ushtris qlirimtare te kosoves qe kisht ardhur prej Kumanove per tu fliuar per lirin e kosoves.Une personalisht gjdo dite degjoj kengen e ilir shaqirit qe ja perkushton ismet jasharit .ismet jashari kishte njeren nder zonat me te rendesishme ku ishte ai komandant zbashku me fatmir limen .Ne si popull kemi disa fetyra te ndritura qe do te flet historia e ardheshme e popullit shqiptar per shembull;adem jashari, ismet jashari kumanova;agim ramadani katana, luan haradinaj, zahir pajaziti,e shum e shum te tjer.une perzemersisht do ti falemdedrohemi baces ismet per kontributin e dhen popullit ton ne kosov per lirin qe na solli me shume trima por ai ishte qe ju priu.
rrafshi i dukagjinit (29/11/2009 15:51:00) ismet jashari ne zemrat e kosovarve ish kon trim i madh
me mall te kujton kosova kumanova dhe krejt kombi shqiptar
ARBENITA (16/02/2010 01:04:03) ISMET JASHARI ishte Zemra e -ORIZARES- dhe do te mbetet dhe jemi krenar per trimerin tende qe e tregove "TE DON" -ORIZARJA- Shuuuuuuummmmmm......
antigona (18/03/2010 20:18:37) ISMET JASHARI ESHTE HEROI I TRIMERIS SHQIPTARE DHE DO TE MBETET GJIHMON TRIMI I KOSOVES EDHE PSE JE VDEKUR ATDHEU TE KERKON ISMET
edmond (19/05/2010 15:57:35) o ty je trimi i karadakut ,nje her ,dhe kurre mo nuk lind ksi trimi,,jam krenar qe kam pas shok prej femijerie Ismetin,,tani kudo shkoj prezentohem jam prej fshatit te komandant Kumanoves,,Lavdi i qoft,,
fatmir (19/05/2010 16:02:48) ty na e lirove Kosoven,ty i dhe emer Orizares,,ty na e zbukurove qendren e fshatit Orizare,,ty kado qe sjellemi rreth permendores tende ,ty na veshtron se qka ne po bajm per kombin ton,,lavderata shenasi jasharit per permendoren,ne orizare,,ty je gjall o Ismet jashari Kumanova,,ty na dhe shpres per tu ndje ma trima se aq sa jemi,,,lavdi
Luljeta (22/08/2011 04:52:10) Isha ne Prizren kete Muaj August dhe deshiroja ta shoh Permendoren e Ismet Jasharit, kusherinit te babait. Me duheshin 2 ore gjeri sa erdha deri aty. Te gjitha njerzit te cilit i pytesha nuk mundeshin te me tregojn, ose nuk ju thojke emri Ismet Jashari asgje.
Kjo me erdh shum rend. Se ky njeri dha jeten per kosoven e lire dhe la disa Femi pa baba
Admir (09/10/2011 14:45:47) kyshte qen edhe me mire sikur ky Muze te ishte edhe shtetnor por mundi i organizotorve nuk eshte per te hedhur poshte kur behet fjale per deshmoret si Ismet Jashari meritojne edhe me shume ,mendoj qe edhe familja jashari meritojne nje tretman me te mire sepse ken kontribuar shum me heret se sa do qe tash shtiren si te medhenj para popullit ne i njohim ata dhe gjneratat e sostme dot din te ruajne historin e drejte qe eshte shkruar edhe me gjak,Lavdi Komandantit

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime