Një nga betejat më të mëdha sipas specialistëve mbetet diagnostifikimi i të sëmurëve dhe parandalimi i saj.
Zbulimi i diabetit në stade të hershme rrit shancet që kjo sëmundje të shërohet plotësisht.
Shifrat e të sëmurëve me diabet në Shqipëri, vazhdon të rritet me ritme të shpejta. Deri më tani të prekur nga kjo sëmundje numërohen të paktën 50 mijë persona, por sipas doktorëve numri i tyre është shumë më i lartë, pasi mendohet se rreth 50 mijë të tjerë nuk janë të diagnostikuar.
Një nga betejat më të mëdha sipas specialistëve mbetet diagnostifikimi i të sëmurëve dhe parandalimi i saj.
Zbulimi i diabetit në stade të hershme rrit shancet që kjo sëmundje të shërohet plotësisht.
Në botë numërohen 218 milion diabetikë, ku 4 milion humbin jetën në hapsirën kohore të një viti. Dhe ajo që mbetet me të vërtetë shqetësuese është se vihet re një tendencë në rritje nga viti në viti, ku mosha më e rrezikuar është ajo mbi 45-së. Mjekët rekomandojnë që të bëhen të paktën një herë në vit kontrolle të sheqerit në gjak, të pakësohen yndyrnat dhe përdorimi i ushqimeve të pasura me fibra.