50 vjeçari Arif Serjani ka pranuar krimin e kryer një natë më parë në Bërxull të Tiranës. Serjani mbrëmjen e së shtunës ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij Arjana Serjani Xhaferrin pas një debati.
50 vjeçari Arif Serjani ka pranuar krimin e kryer një natë më parë në Bërxull të Tiranës. Serjani mbrëmjen e së shtunës ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij Arjana Serjani Xhaferrin pas një debati.
Burime pranë policisë bëjnë të ditur se 50 vjeçari ka pranuar se prej kohësh kishte debate me gruan e tij si shkak i xhelozise. Sipas policisë Arif Serjani ka deklaruar se kishte dyshime se 47 vjeçarja e tradhëtonte pasi e kishte parë të dilte nga shtëpia natëen dhe se fshati kishte filluar te thoshte se gruaja e tij e tradhëtonte. Mësohet se çifti javët e fundit ka pasur zënka të vazhdueshme të cilat kanë arritur kulmin ditën e shtunë.
Mësohet se autori, sipas policisë nuk ka lëvizur nga vendngjarja pas krimit duke iu vetëdorëzuar. Në momentin e ngjarjes kanë qenë prezent edhe dy fëmijët e çiftit, të cilët po pyeten nga policia në prani të psikologut. Vrasja në Bërxull është e dyta e ndodhur brenda dy javëve në Tiranë, dhe shënon viktimën e 26-të të krimit në familje gjatë këtij viti në shkallë vendi. Dhjetë prej viktimave janë bashkëshortet, në 4 raste janë bashkëshortët dhe në rastet e tjera janë lidhje të tjera familjare.