E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Trajnimet pa pagesë do t'i kryejnë të punësuarit në internet klubet të cilët gjithashtu do të kalojnë përgatitje adekuate. Atje ku do të vlerësohet se kapaciteti nuk është zhvilluar mirë do të angazhohen profesionistë.
Trajnime pa pagesė pėr arsimim mė tė mirė TIK tė qytetarėve prej vitit tė ardhshėm





Qytetarët e Maqedonisë prej janarit të vitit të ardhshëm kanë mundësi që ta përmirësojnë arsimimin informatik, komunikativ dhe teknologjik përmes pjesëmarrjes në trajnime pa pagesë në 22 internet klube pa pagesë që për momentin punojnë në 22 qytete në Maqedoni.

Bëhet fjalë për projekt të ri që e miratoi Qeveria në mbledhjeen e djeshme, për aktivitetet e të cilave për vitin e ardhshëm nga buxheti do të ndahen një milion denarë, informoi sot minsitri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Ivo Ivanovski. Pritjet e Qeverisë janë që në vitin 2012 TIK trajnimet të kalojnë prej 4.000 deri 8.000 qytetarë, pass çka duhet të arrihet umri vjetor prej 10.000 qytetarëve. Kjo, paralajmëroi Ivanovski, do të tërheqë hapjen e internet klubeve pa pagesë edhe në tetë qytete të tjera.

"Internet klubet do të përdoren për trajnim pa pagesë të qytetarëve për të gjitha aplikacionet për punë nëm zyre, uord, eksel, pauer point dhe aplikacione si ueb kërkime, postë elektronike, skajp, komunikime në rrjetet sociale dhe aplikacione të tjera", deklaroi ivanovski, duke sqaruar se projekti po zbatohet me kërkesë të qytetarëve të cilët i vizitojnë internet klubet pa pagesë.

Qytetarët e interesuar, pavarësisht nga mosha, do të mund të marrin pjesë në trajnimet me paraqitje në konkurrs që do ta shpallë Ministria e Shoqërisë Informatike dhe administratës (MSHIA). Selektimi do të jetë në parimijn i pari që paraqitet i pari do të shërbehet, dnërsa do të ketë edhe intervista në të cilat do të vlerësohet niveli i diturisë. Do të thirren edhe 7.000 qytetarë të paraqitur për trajnimet në vitin 2008, që nuk u ealizuan për shkak të krizës ekonomike. Paraqitja do të ejtë përmes kontaktimit të të punësuarve në internet kubet pa pagesë, postës elektronike në ueb faqen e MSHIA-s apo me paraqitje në numrinn 15 111.

Trajnimet pa pagesë do t'i kryejnë të punësuarit në internet klubet të cilët gjithashtu do të kalojnë përgatitje adekuate. Atje ku do të vlerësohet se kapaciteti nuk është zhvilluar mirë do të angazhohen profesionistë.

Sipas Ivanovskit, posaçërisht është me rëndësi mundësia që trajnimet të shfrytëzohen nga kategoritë e rrezikuara sociale, pas çka, siç tha, do të mund ta tregojnë diturinë dhe të kyçen aktivisht në zhvillimine ekonomisë së Maqedonisë.

Informatat e fundit të Agjencisë për komunikime elektronike tregojnë se 54 për qind e qytetarëve të Maqedonisë kanë kompjuter, që, konsideron Ivanovski, është numër vendimtar dhe serioz si në shumicën e vendeve evropiane.

Publikuar: 21.11.2011 | 14:32
Lexuar: 425 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime